Islamisitikë

Si i këshilloni ju fëmijët tuaj?

303views

Muhamed el-Bekri i tha djalit të tij:

Djali im, Allahu i ka fshehur tri gjëra në tri gjëra të tjera.

(1) Kënaqësinë e Tij, Ai e ka fshehur në veprat e bindjes ndaj Tij. Prandaj, asgjë mos e konsidero më të vogël se ajo me të cilën ti je bindur, sepse ndoshta mu aty qëndron kënaqësia e Tij.

(2) Zemërimin e Tij, Ai e ka fshehur në mosbindje ndaj Tij. Prandaj, mos e konsidero të vogël asnjë mëkat ndaj Tij, sepse ndoshta mu aty fshihet zemërimi i Tij.

(3) Miqtë e Tij, Ai i ka fshehur mes njerëzve. Prandaj, mos e nënvlerëso asnjë person, sepse ndoshta mu ai është miku i Tij.

Kështu, muslimanët i edukojnë fëmijët e tyre.

Po ne, çfarë shembulli përfaqësojmë?

Pershtati: Miftar Ajdini