Si dhe kur e shkurton njeriu namazin gjatë udhëtimit?

Pyetja:

Kur llogaritet njeriu udhëtar, gjegjësisht mysafir e që t’i shkurtohen namazet?

Përgjigjja:

Mysafiri – udhëtari, gjatë udhëtimit të tij nuk shkarkohet nga obligimi i namazit, por për të ka lehtësim. Lehtësimi i tij është shkurtimi i namazit farz prej 4 rekateve në dy, kurse ata prej 3 dhe 2 rekateve, ngelin siç janë. Gjithashtu nuk shkurtohen edhe namazet vaxhibe dhe sunetet. Shkurtimi i namazit sipas medh’hebit hanefi është vaxhib. Udhëtimin në të cilin shkurtohet namazi dhe nuk obligohet namazi i xhumasë dhe bajrameve, është kur njeriu synon një vend që mes tij dhe vendit të synuar është udhëtim tre ditësh në këmbë ose me kafshë, e që kjo rrugë në kohën tonë është përcaktuar me 81 km. Shkurtimi i namazit mund të fillohet menjëherë pasi që t’i ketë kaluar shtëpitë e vendit ku ai banon. Allahu e di më së miri!

Jusuf Zimeri

(Botuar në librin “Pyetje dhe përgjigje islame”, të botuar nga Brezi i Ri, Shkup, 2017)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply