Si bëhet lutja dhe tesbihët pas namazit, bashkërisht apo individualisht?

Pyetje:

Më intereson se a është më mirë që lutjet t’i bëjmë bashkë apo individualisht, p.sh, siç është rasti me lutjen pas përfundimit të namazit?

 

Përgjigje:

Nëse namazi falet me xhematë në xhami ku në përgjithësi leximi i tesbihve dhe lutjeve bëhet bashkërisht, konsiderojmë se është më mirë të mos ndahemi nga xhemati, ndërsa pas leximit të lutjes bashkërisht, kush dëshiron mund të lutet sa të ketë mundësi dhe dëshirë. Ndarja nga xhemati kur lexohen tesbihët dhe lutjet zvogëlon apo e bën edhe të pakuptimtë faljen e namazit me xhemat, sepse qëllimi i faljes së namazit me xhemat është forcimi, e jo dobësimi dhe ndarja e xhematit, çka arrihet nëse ne ndahemi gjatë bërjes së lutjeve.

_______________

Dr. Enes Ljevakoviq

Fetve-i emini i Akademisë për fetva në kuadër të Rijasetit të BI të BiH-së

www.Rijaset.ba

Përktheu:Arsim Dauti

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply