Personalitete

Shtatë imamët më të shquar të medinës

412views

Imamët që bartën barrën kryesore nga sahabët, që ecën rrugës së tyre në Medinë ishin shumë, por më të shquarit ishin shtatë prej tyre. Ata janë: Seid ibn Musejebi, Urve ibn Zubejri, Ebu Bekr ibn Abdurrahman ibn Harith ibn Hishami, Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mes’udi, Harixha ibn Zejd ibn Thabiti, Kasim ibn Muhammed ibn Ebi Bekri dhe Sulejman ibn Jesari. Këta, ndryshe quhen edhe shtatë juristët e Medinës. Udhëheqja e kësaj shkolle merr fund me Imam Malik ibn Enesin.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017, fq. 791.