Nacionale

Shqipëri: Qytetarët zënë vendin e deputetëve në parlament

Në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, salla e seancave plenare të Kuvendit ndryshe nga herët e tjera është mbushur me qytetarë në vend të deputetëve e ministrave, siç jemi mësuar të shohim gjithnjë.

Kjo traditë e përvitshme e dyerve të hapura, ka bërë që qindra qytetarë, të dynden drejt këtij institucioni ku gatuhen hallet e vendit.

E në vend të atyre që bëjnë politikë e japin shpeshherë mesazhe jo aq të pëlqyera, qytetarët i kanë të qarta idetë se si mund të përparojë vendi.

(Balkanweb)