Shpërthim në metronë e Londrës

Një shpërthim ka ndodhur në një linjë në metronë e kryeqytetit të Britanisë së Madhe, Londër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtypi britanik njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në stacionin Parsons Green në perëndim të qytetit, ndërsa më pas është shfaqur zjarr.

Ndërkaq, nëpër postimet në median sociale u raportua se një kovë e bardhë prapa trenit ka shpërthyer në metronë e Londrës dhe se disa pasagjerë kanë pësuar djegie në fytyrë.

Stacioni u zbraz me ngritjen e tymit nga treni, ndërsa udhëtimet në linjën në fjalë janë ndërprerë përkohësisht.

Ndryshe, metroja e Londrës përdoret mesatarisht nga pesë milionë njerëz në ditë.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply