“Breziiri.com” (BR) është vebfaqe islamo-shqiptare që jeton me kohën dhe realitetin, pa u ndarë nga e kaluara. Kjo nuk do të thotë se BR-ja është e vjetër, por ai si brez i ri e ruan edhe më tej “bunarin e vjetër”, mirëpo nuk rri duarkryq edhe ndaj “puseve të reja”, që paraqiten si sfidë për të.

Për BR-në e kaluara është sikurse një dritare për ta ndjerë jetën dhe botën më për së afërmi. Nuk mund të hapërrosh përpara, drejt perspektivave të reja, e njëkohësisht të përbuzësh të kaluarën, qoftë ajo e lakmueshme apo e hidhur.

BR e përvetëson të mirën dhe të bukurën që ia ofron e kaluara, ndërsa aty ku has në hendeqe të saj, ai me një seriozitet të madh i kapërcen ato dhe nuk bie në grackë.

Interesi dhe qëllimi:

-të ndihmojë në vetëdijesimin e muslimanëve dhe zgjimin e radhës së tyre;
-të kontribuoj në ngritjen e ideve përparimtare;
-të rruajë dhe të forcojë edhe më shumë shkëlqimin e traditës islamo-shqiptare;
-të ndërlidh tradicionalen me bashkëkohoren, dhe
-të zhvilloj një mundësi të re për jetësimin e vërtetë të islamit dhe të praktikës së Muhammedit, alehi-s-selam, në këto kohë të turbullta, etj.

BR i ka bashkëpunëtorët, miqtë dhe dashamirët e vet. Ai bashkërisht me to kontribuon në ringjalljen e diturive tradicionale dhe në gjetjen e zgjidhjeve të reja , si dhe kultivimin e gjeneratës së re islamike, respektivisht në formimin e brezit të ri islamik.

BR nuk ka lindur si frustracion, por si nevojë e domosdoshme e kohës. Atë e presin edhe shumë punë dhe sfida të rëndësishme.

Qëllimi esencial pse ekziston BR-ja është rruajtja e trashëgimisë së mendimit islam në trevat tona dhe përcjellja e tij tek gjeneratat e ardhshme, duke vazhduar keshtu rrugen e Ehli Sunnetit dhe Xhema’tit, të ndërtuar dhe ruajtur kaq shumë vite, gjeneratë pas gjenerate, si thesarin më të çmuar të organizmit njerëzor.

Aktiviteti:

BR ka marr përsipër të ndjek kursin dhe kultivimin e mendimit të shëndosh shkencor, duke botuar artikuj të ndryshëm të sferave të ndryshme të shkencës dhe të problematikës shoqërore islame.

Më konkretisht realizon:

-botimin e artikujve dhe literaturës islame origjinale;
-përkthimin e të njëjtave nga gjuhë të ndryshme të botës;
-bashkëpunon me Bashkësi Islame në Ballkan, me asociacione kulturore, qytetare islame, me autorë musliman të trojeve shqiptare dhe jashtë tyre, si dhe mbanë raporte bashkëpunimi edhe me disa veb-faqe simotra nga e mbarë bota;
-përmbledhjen dhe përgatitjen e videomaterialeve që kanë të bëjnë rreth islamit dhe muslimanëve të lëshuara në internet, por edhe origjinale nga “BIR”;
-Forumin, në të cilin ushtron dimensionet e botëkuptimit islam, sidomos me inicimin e debateve të ndryshme, duke shtjelluar probleme që dalin nga shoqëria jone e më gjërë… ejt., ejt.

Natyrisht, ne nuk do të dëshironim të ndaleshim këtu, por të vazhdojmë edhe më tutje të bëjmë më shumë në dobinë e qytetarëve dhe të bashkësisë muslimane (ummetit).

“BR-ja” (webfaqja) është hapi dhe projekti i parë, pas të cilit do të pasojnë edhe shumë projekte të tjera, me ndihmën e Zotit.

********

Breziiri, dirigjenti i trurit të shëndosh, dritare e mendimit burimor dhe e perspektivës islame, hallkë e kohëve dhe një kështjellë modeste e ummetit në këto troje!