Shkurtimi i flokëve dhe prerja e thonjëve për atë që dëshiron të ther kurban

Pyetje: “A e kam të lejuar të shkurtojë flokët dhe të pres thonjtë nëse dëshiroj të ther kurban?

Jusuf El-Kardavi:

Kjo çështje është shumë e përhapur tek ne, në vendet e gjirit, sidomos në vendet ku dominon medhhebi hanbelij. Kjo çështje nuk ka qenë shumë e përhapur në Egjipt sepse atje dominon medhhebi shafij dhe ai malikij. Praktika e mos shkurtimit të flokëve dhe thonjëve bazohet në hadithin që Ummu Seleme e trasnmeton nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., i cili thotë: “Kur fillojnë dhjetë ditët e para, ndërsa ndonjëri prej jush dëshiron të ther kurban, le të mos i shkurtojë flokët dhe thonjtë.” (Imam Muslimi).

Shtrohet pyetja se ndalesa e përmendur në hadith, është ndalesë absolute apo në pyetje është mos pëlqimi? Disa dijetarë hanbelij thonë se është e ndaluar, ndërsa disa të tjerë thonë se është e pa pëlqyeshme në dhjetë ditët e para të Dhulhixhes. Disa dijetarë shafij kanë thënë se ky hadith tregon mekruhin tenzih, që është mekruh në shkallë të ulët, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se në këtë veprim nuk ka agjë të keqe.

Sidoqoftë, dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Nëse do ta pranonim mendimin se është e ndaluar reptësisht, atëherë do t’i rëndionim njerëzit. Disa njerëz këtë e bëjnë haram. Ky është qëndrim shumë i ashpër. Psh. Haxhiu qe bën haxhin temetu’ e bën umren për dy orë, pastaj i hjek ihramet, pastaj i vesh me 8 Dhulhixhe dhe kjo zgjat 48 orë. Ndërsa në këtë rast ai dhjetë ditë të plota nuk i pret thonjtë, nuk i shkurton flokët as mjekrën, kështu që kjo bëhet më e rëndë se haxhi temetu. Shumë njerëz thonë se nëse është kaq vështirë nuk do të ther kurban. Unë u them: “Mos e leni therrjen e Kurbanit. Nëse njeriu dëshiron të rregullohet për Bajram (të shkurtojë flokët, mjekrën, të pres thonjtë),  nuk shohë asgjë të keqe, kurbnani i tij është në rregull.”

Selman El-Aude:

Kur fillojnë ditët e para të muajit Dhulhixhe shtrohet pyetja se a është e lejuar të shkurtohen qimet në trup dhe a lejohet prerja e thonjëve nëse dëshirojmë të therrim kurban? Në lidhje me këtë çështje  kemi tre qëndrime: “Qëndrimi i parë thotë se kjo është e lejuar dhe ky është qëndrimi i Imam Ebu Hanifes, Malikut dhe shumicës së selefëve. Argument i tyre është hadithi i Aishes r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e morri Kurbanin e tij dhe e dërgoi për në Meke, duke mos ndaluar asgjë nga ajo që Allahu e ka lejuar. Gjithashtu, e njeta situatë është edhe me njeriun i cili e bën umren, i hjek ihramet dhe pret haxhin, ai mund të bëj nijet të ther kurban, mirëpo nuk i ndalpohet të pres thonjtë dhe të hjek qimet.

Qëndrimi i dytë  thotë se ndalohet të shkurtohen qimet dhe thonjtë për atë që ka vendos të pres kurban duke marrë si argument hadithin e Ummu Selemes që e regjistron Muslimi. Ky qëndrim është mednimi i dijetarëve tek ne në mbretëri, si Bin Bazi, Uthejmini.

Qëndrimni i tretë thotë se është e papëlqyeshme nëse  nuk është e nevojshme. Ky është qëndrim mesatar që bashkon hadithin e Ummu Selemes dhe Aishes. Disa njerëz e lënë therrjen e Kurbanit për shkak të këtij rregulli. Kjo është gabim, siç e pamë me shtrimin e qëndrimeve në këtë çështje, mesele.

Përktheu: Arsim Dauti

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply