Muftini

Shkup, mbahet program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed (Mevlud), raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët muslimanë të vendit vërshuan xhamitë për namazin e jacisë, ndërkohë që në Xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt program me rastin e Mevludit.

Në programin e organizuar nga Konsulenca për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë mori pjesë Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës Murat Alkan, hoxhallarë nga rajoni dhe pjesëtarë të xhematit të Shkupit.

Gjatë programit u bënë lutje dhe u lexuan pjesë të librit të shenjtë Kuranit, ilahi dhe mevlud nga Metin Çakar dhe Naci Bülbül nga Turqia dhe imamë dhe hafëzllarë të vendit.