Shkuarja e gruas në Haxh pa mahremin e saj

Pyetja:

Eselamu alejkum! Hoxhë i nderuar, a është e lejuar islamikisht që gruaja të shkojë në Haxh pa mahremin (shoqëruesin familjar) e saj, duke i pasur parasysh rrethanat lehtësuese bashkëkohore?

Përgjigjja:

Për dallim nga meshkujt, nga kushtet e t për gjininë femërore është shoqërimi i mahremit për në haxh. Ky kusht ka mbështetje në hadithin e transmetuar nga Ibni Abasi r.a. i cili ka thënë: Pejgamberi Alejhis-selam ka thënë: “Nuk (ka të drejtë) të udhëtojë gruaja tri (ditë udhëtimi larg shtëpisë së vetë) vetëm se me Mahremin e saj “[1] Gjithashtu kemi edhe hadithin tjetër ku Pejgamberi Alejhis-selam ka thënë: “Femra nuk mund të udhëtojë për në Haxh, vetëm nëse me të është bashkëshorti i saj (mahremi)”[2] Nga këto hadithe qartë nënkuptohet se femra nëse nuk ka mahrem (bashkëshort, vëlla, djalë etj) nuk i bëhet obligim edhe . Megjithatë, vlen të theksohet se dijetarët bashkëkohorë, duke u mbështetur në faktin se udhëtimi për haxh gjithnjë e më shumë po lehtësohet, lejuan udhëtimin e femrës për në haxh pa mahrem nëse ajo shkonë me grup grash[3] të tjera, sepse në këtë mënyrë evitohet mundësia e fitnes. Allahu e di më së miri.

____________________
[1] Buhari.
[2] Nejlul Evtar 4/491, regjistron Darul Kutnij.
[3] Dr. Vehbe Zuhejli, El-Fikhu-l-islami ve ediletuhu, 3/36.

Jusuf Zimeri

(Botuar në librin „Pyetje dhe përgjigje islame“, të botuar nga Brezi i Ri, Shkup, 2017)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply