Globus

Shejhul Az’har anulon takimin me zëvendëspresidentin amerikan

1.11Kviews

Shejhul Az’hari Ahmed Tajjib ka anuluar takimin me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pencea pasi që presidenti amerikan Donald Trump e pranoi Kudsin si kryeqytetin e Izraelit, shkruan islambosna.

Në njoftimin e Az’harit thuhet se Ahmed Tajjib e tërhoqi vendimin e tij të mëparshëm që të takohet me Pence i cili duhej të arrij në Egjipt në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Ambasada amerikane para një jave kishte paraqitur një kërkesë zyrtare për takim ndërsa shejhu kishte pranuar, mirëpo pas vendimit të padrejtë të presidentit amerikan për Kudsin, imami kryesorë i Az’harit ka njoftuat refuzimin e këtij takimi.

“Si të takohem me ata që u japin atë që nuk e posedojnë atyre që nuk e meritojnë, thuhet në njoftimin e Ahmed Tajjib.

Ai shton se presidenti amerikan duhet të tërheq këtë vendim.

(Breziiri)