SHBA: Muslimanët e Hooustonit hapin dyert për viktimat e uraganit

 Shazia Ashraf, i cili është kryetarja e një komiteti për Shoqërinë Islame të Hooustonit, thotë se komuniteti musliman është duke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për viktimat e uraganit më të fuqishëm që ka goditur SHBA, gjatë gjithë historisë së saj.

Kjo përfshin edhe kthimin e të paktën pesë xhamive në strehimore. Ndërsa stuhia goditi dhe përmbytja erdhi menjëherë më pas, xhamitë kanë ofruar ushqime dhe veshje për njerëzit e zhvendosur, të cilët ndoshta nuk kanë vënë kurrë këmbë brendatyre.

“Kjo është gjëja më e bukur për të parë”, thotë Ashraf për HuffPost. “Shumë njerëz që i përkasin grupit tonë, përfshirë edhe mua vetë, i kanë shtëpitë plotësisht të përmbytura, por gjithësesi po përpiqemi të organizohemi për të ndihmuar komunitetin. Disa nga vullnetarët tanë madje, po ofrojnë ndihmë edhe në katet e dyta të shtëpive të tyre të përmbytura”.

(Insajderi)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply