Aktualitete

Shaban Sulejmani zgjidhet dekan i Fakultetit të shkencave islame në Shkup

288views

Këshilli mësimor-shkencor në mbledhjen e 7 të saj të rregullt, zgjodhi Dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame. Komisionit për zgjedhje dhe emërime, pasi paraqiti raportin mbi rrjedhën e punës në lidhje me konkursin shpallur për zgjedhje të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në të cilin konkuroi vetëm një kandidat, prof dr. Shaban SULEJMANI të cilit, para se të bëhet votimi ia dha fjalën të elaboron platformën me të cilën kishte konkurruar. Pas mbarit të diskutimeve që u zhvilluan Komisioni për zgjedhje dhe emrim hedhi në propozim mënyrën e votimit. Pasi u votua që votimi do të behet haptaz, u kërkuan nga nëtarë e këshillit që ishin prezent në mbëedhje të votojnë. Të gjithë njëzirët votuan për me çka dhe KMSH e zgjodhi Prof. Dr. Shaban Sulejmanin Dekan të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

Pjesëmarrës në mbledhje ishte edhe Reis Ul Ulema h. Sulejamn Ef. Rexhepi – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, i cili përgëzoi për punën e bërë nga Komisioni për zgjedhjen e Dekanit të FSHI-Shkup duke i dëshiruar Dekanit të posa zgjedhur çdo të mirë dhe suksese në punë.

Biografia e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

Prof. Dr. Shaban Sulejmani është i lindur në Kumanovë në vit. 1972. Shkollën fillore e ka kryer në Kumanovë, ndërsa të mesme në  “Medreseja Isa Beu” në Shkup. Menjëherë pas mbarimit të shkollimit të mesëm vazhdon studimet universitare në “Universitetin Al-Az’har”-Kairo të Egjyptit.

Diplomon në Fakultetin e Jurisprudencës dhe Ligjit, katedra E drejta Islame në vit. 1994, dhe fitoi titullin Jurist i së drejtës islame.

Në vitin 2000, pas mbarimit të provimeve të parapara e të përcaktuara nga ana e drejtorisë së shkallës së tretë për studime posdiplomike për kualifikim dhe pranim në studime posdiplomike – magjistraturë, regjistrohet në Universitetin e Prishtinës Fakultetit juridik – drejtimi juridik penal.

Në vitin 2008 magjistron në Fakultetin Juridik në drejtimin juridik penal dhe fiton kështu titullin shkencorë Magjistër i shkencave penalo juridike.

Pas mbarimit të studimeve të shkallës së tretë – magjistraturës, konkurron në Universitetit e Libanit – Fakulteti juridik. Me mbarimin e të gjitha procedurave të paraparë për regjistrim e doktoratës, arrin që të regjistrohet në Universitetin Shtetërorë të Libanit – Fakulteti Juridik, për të fituar kështu titullin shkencorë doktor i shkencave juridike.

Ai sfidon veten dhe më vitin 2011 regjistron dhe doktoratën e dytë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Fakultetit Juridik – Katedra E drejta penale dhe kriminologji.

Përvoja e punës:

– Prof. Dr. Shaban SULEJMANI më 1996 punësohet në Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” Shkup, angazhohet si ligjërues i lëndëve juridike islame.

– Në vitin 2006 transferohet në Fakultetin e Shkencave Islame-Shkup, ligjërues i lëndëve juridike islame Historia e së drejtës islameE drejta Penale dhe Civile islame, si dhe lëndët E drejta e trashëgimisë dhe testamentit.

– Nga viti akademik 2011/2012 është i angazhuar si profesor part time në Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

– Prof. Dr. Shaban SULEJMANI pos gjuhës shqipe si gjuhë e tij amtare, e njeh dhe komunikon maqedonisht, serbisht, anglisht, arabisht, boshnjakisht, turqisht.

PUBLIKIME SI LIBRA, MONOGRAFI, ARTIKUJ (ku trajtohen tema me karakter juridik dhe socio juridik):

  • Historia e së drejtës islame – krestomati, Shkup 2018, (Libër Universitarë). (bashkëautorë)
  • Refleksionet e besimit (vrojtime dhe mendime), Shkup 2018.
  • Institucioni penitensiar për të mitur në Republikën e Maqedonisë”, “Ballkan Journal of Interdisciplinary Research”, vol. 4, nr. 1, Maj 2018, fq. 53-58.
  • “Situation of the deliquency of the minor in the Republic of Macedonia”, “American Scientific Research Journal for Engineering Technology and Sciences (ARJETS), published by GSSRR, www.gssrr.org, fq. 255-264, (bashkëautorë).
  • “Natyra e krimit terrorist dhe dallimet midis disa llojeve veprash kri­minale”, “Avokatia” nr. 21 (1), Vit. VI i botimit, Tiranë 2017
  • “Shkaqet që ndikojnë në nxitjen dhe paraqitjen e terrorizmit”, “Av­o­katia” nr. 18 (2), Vit. V i botimit, Tiranë 2016.
  • Institucioni i trashëgimisë përgjatë rrjedhave të historisë”, (fq, 57-66), Përmbledhje punimesh vol. I, FSHI-Shkup 2016.
  • E drejta trashëgimore islame, Shkup 2016.
  • Koncepti i “terrorizmit” në të drejtën e sheriatit”, (fq. 135-149) Për­mbledhje punimesh III, FSHI- Shkup 2015.
  • E drejta penale islame – pjesa e përgjithshme, Shkup 2017 (Libër Universitarë).
  • Terrorizmi – studim krahasimtarë penal juridik, Shkup 2015.
  • Çështje juridike bashkëkohore islame, (krestomati) Shkup 2013.
  • E drejta penale islame – pjesa e përgjithshme, Shkup 2012.
  • Pozita procedurale e të dëmtuarit në ligjin e procedurës penale të RM-së, (Monografi), Shkup 2010.
  • Dëshmitari i mbrojtur dhe pesha e dëshmisë së tij në proçesin penal të RM-së, Revista “Universi”- Tiranë.
  • Dëshmia e dëshmitarit në procedurë gjyqësore”, punim shkencorë i publikuar në revistën shkencore shoqërore “Vizione”, nr. 10, vit. 2007, (fq. 151-165).

PJESËMARRËS NË SEMINARE, TRYEZA TË RRUMBULLAKTA, SIMPOZIUME DHE KONFERENCA NDËRKOMBËTARE:

  • Pjesëmarrës në seminare rajonale të organizuara nga fondacioni Frid­rih Erbert dhe Klubi Demokratik.
  • Merr pjesë me punimin shkencorë “Toleranca etnike dhe religjioze në Ma­­qe­doni”, në konferencën ndërkombëtare të mbajtur nga 11-12 Dhejtorë 2002, e organizuar nga zyra përfaqësuese e fondacionit “Fridricht Ebert” në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik për Studime Ballkanike-Tiranë.
  • Pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët e organizuar na shoqata jo­qe­ve­ri­t­a­re “4x4x4 Балкански Мостови Скопје„ me titull “Dita e planetit Tokë” e re­­a­­­lizuar me datë 22 Prill 2010, prezentuar me referatin me temë “Mbrojtja e bi­o­diversitetit, obligim ligjorë e fetarë”.
  • Pjesëmarrës në takim me ligjëruesit e lëndëve juridike islame të ve­n­deve të Ballkanit, Organizuar nga Fakulteti i Shkencave Islame – Sarajevë / Kate­dra e Drejta e sheriatit, e mbajtur në Podgorici – Mal i Zi, me 6-8 Qershor 2014.
  • Pjesëmarrës në seminarë të organizuar nga BFI e RM, me titull “Zeqati- or­ga­nizimi dhe sfidat e realizimit në RM”, e realizuar me datë 03.06.2016, e mbajtur në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup.
  • Pjesëmarrës në simpozium shkencorë ndërkombëtarë të organizuar nga BFI – RM, me titull “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kom­bë­t­a­re”, e mbajtur në lokalet e FSHI – Shkup me datë 17 Nëntorë 2012, pre­zan­tu­ar me temë “Roli i ulemave në rrjedhat shoqëroro politike jashtë trungut të shqiptarizmës”.
  • Ligjërues në Konferencën ndërkombëtare të titulluar “Wakëfi (pronë e pa­cënueshme fetarisht) investimet dhe sfidat”, e mbajtur në Hotelin “New Stra” – Shkup, me datë 4-5.04.2014 paraqiti temën me titull “Tjetërsimi dhe ndërrimi i pasurisë së vakfit”.

Ø  Pjesëmarrës në konferencën shkencore ndërkombëtare të organizuar nga USHT – Tetovë, me datë 12.03.2014, të titulluar “Shteti juridik dhe demo­k­r­a­­­cia” në të cilën merr pjesë me punimin “Shkaqet e terrorizmit”.

Ø  Pjesëmarrës në konferencë ndërkombëtare të organizuar nga USHT-Te­to­vë e mbajtur nga datë 18-19 Nëntor 2016, të titulluar “The law and challa­n­ges of the euro-atlantic processes“, në të cilën merr pjesë me punimin “Orga­nisation and cooperation of the Commitee for relations of religious com­munities and religious groups with the state bodies in the Republic of Ma­cedonia“ (bashkëautorë).

  • Pjesëmarrës në trajnim ndërkombëtarë në Kairo të titulluar “Training of Fo­reing teacher to teach arabic fot non-native speakers” të organizuar nga Qendra për avansim të gjuhës arabe dhe edukim nga Fakulteti studime të avan­suara për edukim – Universiteti i Kairos në bashkëpunim me Agjensinë Egjip­tase për partneritet për zhvillim, e realizuar nga datë 15 Janar gjer më 16 Shkurt 2017.
  • Ligjërues vizitorë në University American College Skopje, në temë “Ligji i Sheriatit – burimi, zhvillimi dhe zbatimi” në kuadër të lëndës Historia e së drejtës, me datë 29 Mars 2017.
  • Pjesëmarrës në konferencë ndërkombëtare e treta e rradhës e or­ga­ni­zu­ar nga UB-Poloni, IHSH-Mali i Zi, IHSHP-Poloni, TBU-Tiranë, UKPB-Prishtinë e mba­­j­tur me datë 07 Tetorë 2017 i titulluar “Education and social Sciences-Cha­llengers towards the Fature” 2017 (ICES III-2017), me punimin “Poli­t­i­cal, economic and social implications of pilgremage”, (bashkëautorë).
  • Pjesëmarrës në konferencë ndërkombëtare e katër të rradhës e organi­zu­­ar nga UB-Poloni, IHSH-Mali i Zi, IHSHP-Poloni, TBU-Tiranë, UKPB-Prishtinë e mba­­j­tur me datë 16 dhjetorë 2017 i titulluar “Education and Social Sciences-Cha­llengers towards the Fature” 2017 (ICES IV-2017) me punimin “Ri­­shi­kimi i procedurës penale në funksion të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut”, (bashkëautorë).

Ø  Pjesëmarrë në konferencë të tretë ndërkombëtare e organizuar nga ICEB ’17, Sakarya University, Educons Univesrity, Manisa Celal Bayar University dhe International Vision Union University-MMXIV, e mbajtur në Novi Sad – Sërbi, me datë 19-23 Maj 2017 me titull “New Economic trends and Bisness Oppor­tu­nites”, me punimin me tutill Reflection of Hajj”.

Ø  Pjesëmarrës në konferencë ndërkomëbatare të organizuar nga AIITC – Tiranë, Instituti Ndërkombëtarë i Mendimit Islam – SHBA, në bashkëpunim me CSA – Sarajevë dhe FSHI – Shkup, me titull “Medresetë shqiptare në kohën e so­t­­me, kurrikulat dhe tekstet shkollore” me datë 6-7 Tetor 2017, me punimin “Kurri­kulat në tekstet fetare”.(bashkëautorë)

  • Pjesëmarrës në ushtrimi të simuluar, në organizim të Konzorciumi për Part­n­­­­e­r­itetit për Paqe (PfPC) në temën “Luftëtarët e huaj te­rro­rist: Promo­vi­mi i Pa­ra­ndalimit dhe i Rezistencës“, në bashkëorganizim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Am­e­­ri­kës e në bashkëpunim me zyrën e Komitetit Kombëtarë për Parandalim të Ekst­re­mi­z­­mit të dhun­shëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe Qeverinës së RM-ës, e mba­j­­tur në Shkup nga data 7 – 9 Nëntor 2017.
  • Pjesmarrës në konferencën e 5 ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti shtetërorë i Tetovës dhe Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me titull “The rule of law an civil society” e mbajtur me datë 19-20 Tetorë 2018 ku merr pjese me punimin “The ciriminal act of hostege-taking as a particular form of terrorism”. (bashkëautorë)
  • Pjesëmarrës në konferencë ndërkombëtare e 3, organi­zu­­ar nga International Institute for Private-Comermercial and Competition Law (Austria) në bashkëpunim me IHPS of Universitz of Bitalystok (Poland) dhe Scool of American La (Greece) me datë 14 Prill 2018 me titull “Social and natyral sciences – Global Cha­llenge 2018” (ICSNS III-2018) me punimin “New evidence and facts as a reason for reviewing a penal procedure”, fq. 94-98. (bashkëautorë).
  • Pjesëmarrës në konferencë ndërkombëtare të 6, organi­zu­­ar nga UB-Poloni, IHSH-Mali i Zi, IHSHP-Poloni, TBU-Tiranë, UKPB-Prishtinë e mba­­j­tur me datë 23 Qershorë 2018 në Bialystok (Poloni), Universiteti Pjetër Budi të Prishtinës-Republika e Kosovës, i titulluar “Education and Social Sciences-Cha­llengers towards the Fature” 2018 (ICES VI-2017), 23 Qershor 2018, me punimin “Gjendja e delikuencës së të miturve në Republikën e Maqedonisë”, (bashkëautorë).

ANËTARË NË INSTITUCIONE DHE ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE

  •   Anëtarë i Ligës së Pedagogëve Arab, nr. i anëtarësimit 939, nga data 01.03.2017.
  •    Anëtarë i rregullt i Këshillit për Fetfa të Këshillit të Shuras Euro aziatike, nga viti 2017
  • Anëtarë i Akademisë Shqiptaro Amerikane të Shkencave, me selin në New York / USA, me nr. ID 14, gjatë viti 2015-2016.