Globus

Së paku 50 njerëz të vrarë në një sulm në një xhami në Nigeri

Së paku 50 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës në rajonin Adamava të Nigerisë.

Policia tha se sulmi ka ndodhur brenda një xhamie në qytetin Mubi, e cila ka qenë e mbushur me besimtarë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët islamistë të Boko Haramit sulmojnë shpesh vendet e populluara në veri të Nigerisë.

Rreth 20,000 njerëz janë vrarë në kryengritjen 8-vjeçare të Boko Haramit, i cili synon krijimin e një shteti islamik.

(Agjencitë)