Globus

Saudia dhe Emiratet paguajnë mercenarë për mbrojtjen e PKK-së

628views

Jeni Shefek-u turk, njofton se aleanca Saudi – Emirate ofrojnë rrogë nga 1000$ për mbrojtje të terroristëve të PKK (Partisë Puntore të Kurdistanit) në Sirinë veriore.

Agjentët e inteligjencës Saudite dhe Emirateve të Bashkuara janë në terren dhe përdorin “karrem të rremë” si shpërblim dhe kërcënim për përpjekjen e opozitës siriane për të marrë pjesë në një ushtri të planifikuar prej 50,000 ushtarëve të cilët do t’i trajnojnë forcat speciale amerikane në Hasaki dhe Jordan, shton Jeni Shefek.

Mercenarë me pagesë janë kërkuar në krahinat, Hasak, Deir Izzur, Hums, Daraa, Damask, Haleb, Idlib, Tartus, Lataki etj. Mercenarët me përvojë luftarake kanë përparësi, megjithatë theksohet që edhe të rinjtë do të përfshihen në këtë projekt. Buxheti i forcave arabe prej është 40 milionë $ ka për qëllim mbrojtjen e PKK. Megjithatë, planifikohet rekrutim edhe mercenarëve nga tokat afrikane, në veçanti Egjipti.

Shërbimet e inteligjencës saudiane angazhohen tej mase në mbrojtjen dhe sigurimin e korridorit në Sirinë veriore. Ekspertët të cilët e njohin fushë betejën kryejnë intervista grupore dhe individuale. Ata përhapin retorikë anti-turke me qëllim të hijesimit të ngadhënjimeve të arritura në operacionin Mbrojtja e Eufratit dhe Dega e Ullirit. Individëve të caktuar të opozitës siriane madje u janë kanosur me vrasjentë tyre dhe familjeve.

Operacioni Dega e Ullirit nisi më 20 janar me qëllim të sigurimit dhe stabilitetit dhe eliminimin e terroristëve të PKK/YPG dhe DAESH dhe mbrojtjen popullatës lokale nga abuzimi i terroristëve dhe mizoritë e tyre.

PKK gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.

Që nga 1984, PKK po kryen dhunë të armatosur në pjesën juglindore të Turqisë.

Më shumë se 40,000 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë në konfliktet tre dekadëshe.

[BreziiRi]