Saudi: Dhjetë vjet burg nëse kritikoni mbretin ose princin e kurorës

Arabia Saudite të shtunën paraqiti ligjet e ashpra kundër militantëve dhe kritikuesve të autoriteteve qeveritare të vendit, para se të fillojë një valë të arrestimeve të princërve dhe ministrave, shkruan islambosna.

Ata që do të kritikojnë mbretin Selman apo princin e kurorës Muhamed bin Selman do të përballen me pesë deri në dhjetë vjet burg sipas ligjeve të reja të publikuara këtë vikend.

Secili që keqpërdor ndikimin e tij shoqërorë, mediatik apo akademik në ‘promovimin e terrorizmit’ do të përballet me 15 vjet burg.

Militantët që marrin pjesë në sulme vdekjeprurëse do të ekzekutohen.

Artikuj të ngjashëm: