Globus

“Salam Alaikum” pushton Britaninë

639views

Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe i riu Harris J lëshoi albumin e parë të tij, duke e promovuar me emrin Salam Aleikum, i cili deri tani ka dhjetëra miliona shikime në Youtube.

Fjala është për  talentin e ri i cili morri vëmendjen duke marrë pjesë në garën e Awakening Talent Contest të vitit 2013, çka rezultoi me incizimin e parë për Awakening Records.

Ai është i lindur në vitin 1997 (Chelsea, Angli), ndërsa ka mbaruar shkollën për arte BRIT. Krahas gjuhës angleze, flet rrjedhshëm edhe arabisht.   Që nga fëmijëria ushqente një dashuri të madhe ndaj Kuranit.

(Breziiri)