Sahabët në akaidin e medh’hebit hanefi

Më i miri i umetit është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, pastaj Aliu, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të gjithë.

Pastaj pjesa e ngelur e dhjetë të përgëzuarve, pastaj pjesa tjetër e sahabëve në bazë të gradës dhe vlerës së tyre. Pastaj tabiinët, pastaj tabi’t-tabiinët. Pastaj dijetarët e selefit dhe më pas dijetarët tjerë të fesë. Kënaqësi e Allahut qoftë mbi të gjithë.

Ne e duam Ehlu’l-Bejtin e Pejgamberit të Allahut, salallahu alejhi ve alihi ve selem. I duam (dashuri nëne) gratë e tij, pasardhësit e tij, të afërmit e tij si dhe gjithë sahabet. Këta i përmendim vetëm për të mirë e lavdata. Lutemi për të mirën e tyre dhe kërkojmë që t’i kaploj mëshira. Nuk e teprojmë në dashuri ndaj askujt dhe as nuk distancohemi nga asnjëri prej tyre. E duam atë që i do këta dhe e urrejmë urrejtësin e tyre. Ai person që këta i përmend për të keq, ai nuk është në rrugën e duhur. Dashuria e tyre është fe dhe iman, ndërsa urrejtja e tyre është femohim dhe tirani. Për ta themi fjalë të mira e për trazirat në mesin e tyre heshtim. Kënaqësia e Allahut qoftë mbi të gjithë ata!

Imam Xhemaludin Gaznevi Hanefiu. “Usulu’d-din”. Bejrut: Daru’l-beshairi’l-islamijeh, 1998. Fq. 287-292.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply