Islamisitikë

Sa prej nesh e kanë tradhëtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij?!

1.28Kviews

“Omeri (r.a.) vazhdimisht përpiqej që mos tu japë funksione asnjërit prej të afërmve të tij, pavarësisht nga kualifikimet e disa prej tyre dhe stazhit në Islam, siç ishin Seid b. Zejdi, djali i xhaxhait tij dhe Abdullah b. Omeri, djali i tij.

Një njeri me një rast e kishte dëgjuar Omerin (r.a.) duke u ankuar sesi banorët e Kufes kishin probleme me guvernatorët e tyre, i cili me atë rast ishte shprehur: “Do të doja ta gjeja një njeri të fortë dhe të besueshëm, musliman të cilin do ta caktoja si guvernator të tyre.”

Atëherë ky njeriu i kishte thënë: “Pasha Allahun, unë do të tregoj ty se kush është ai: Abdullah b. Omeri.” (Djali i Omerit).

Atëherë Omeri (r.a.) i thotë këtij njeriu: “Allahu të udhëzoftë, pasha Allahun, ti nuk e ke thënë këtë në emër të Allahut.”

Ai gjithashtu ka thënë: “Kushdo që e emëron një person në ndonjë funksion vetëm për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta ose të akraballëkut, ai e ka tradhtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij (savs).”
(Es-Sallabi, “Omer b. el-Hattab, r.a.”)

Përshtati: Miftar Ajdini