Globus

Rusi – Një muslimane nuk pranohet në garën presidenciale

776views

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë nuk ka pranuar kandidaturën e Ayna Hamzatova, bashkëshortja e Kryemyftiut të Republikës Autonome të Dagistanit dhe njëherësh sekretarja e përgjithshme e revistës “Islami” për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale ruse.

Refuzimi i kandidaturës së Hamzatovës është justifikuar me moskryerjen në rregull të disa procedurave dhe mosparaqitjen e disa dokumenteve të nevojshme pranë këtij komisioni.

Më 30 dhjetor, një grup prej 542 nismëtarësh mbështeti 46-vjeçaren Ayna Hamzatovën, bashkëshorten e Kryemyftiut të Dagistanit për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale ruse.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë caktuar për në 18 mars./trt/