Rufejda bint Sa’ad, ndër mjekët e parë muslimanë

Në kohën e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, me medicinë merreshin vetëm meshkujt. Rufejda bint Sa’ad ishte motra e parë medicinale,  ndërsa disa konsiderojnë se ishte besimtarja e parë që është marrë me kirurgji.

Gjatë betejave të shumta, ajo u ofronte ndihmën e parë ushtarëve dhe civilëve të plagosur, bëri amputime dhe përkujdesej për lloje të ndryshme të lëndimeve.

Njohuritë mjekësore ajo i mësoi nga babai i saj Sa’ada Eslemi, i cili ishte një mjek i shkëlqyer i asaj kohe.

Rufejda ishte e njohur për profesionalizmin e saj, marrëdhëniet e jashtëzakonshme me pacientëve dhe aftësitë e shkëlqyera organizative. Ajo gjithashtu i transferoi njohuritë e saj tek të tjerët duke organizuar mësimdhënie për gratë, që ua mësonte shkathtësitë e saj klinike. Për shkak të njohurive të saj, ndjeshmërisë dhe përpjekjes për të ndihmuar pacientët, Rufejda mbahet mend deri në ditët e sotme dhe shërben si një shembull i jashtëzakonshëm dhe një model për mjekët e ditëve të sotme.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply