Islamisitikë

Ruaju nga lutja e të dëmtuarit!

429views

Bëhet fjalë për një njeri, të cilit i ishte bërë një operacion në zemër, dhe pasi që mjeku e kishte përfunduar me sukses operacionin, pas disa ditësh kishte vënë re te pacienti diçka të çuditshme, ai kishte filluar të ankohet për dhimbje në stomak dhe e kishte humbur vetëdijen. Mjeku e kontrollon, dhe më pas menjëherë e çon në operacion. Kur e pa nuk po mund të besonte! Organet e këtij njeriu po copëtoheshin! Mjeku u tmerrua, kurrë në karrierën e tij nuk kishte parë diçka të tillë. U përpoq që ta shpëtonte, por njeriu ra në koma …

Disa ditë më vonë u zgjua dhe foli duke thënë: “Ma sillni mua “filanin dhe filanin”! Mjeku nxitoi në telefon, e thirri “filanin”, të cilit i tha:

“Këtu e kam një pacient i cili është duke vdekur, ai u zgjua nga koma dhe po të kërkon ty, që të vish!”

Njeriu u përgjigj: “Nuk dua të vij, dashtë Zoti që të vdesë në vuajtjet më të rënda!”

Kurse mjeku i tha: “O njeri, bërja hallall çfarëdo qoftë ajo, sepse organet e tij po i copëtohen, njeriu është duke vdekur!”

Kurse njeriu në anën tjetër të telefonit, përsëri i jep të njëjtën përgjigje.

Atëherë mjeku e pyeti, se çka kishte ndodhur?

Ai i dha këtë përgjigje: “Ai njeri 30 vjet më parë, mua dhe fëmijëve të mi na mori krejt trashëgiminë e cila na takonte, dhe mua dhe fëmijët na la në varfëri! Unë për çdo ditë, tash 30 vjet e mallkoj dhe lutem që të mos vdes, derisa t’i copëtohen të gjitha organet dhe të vdes në vuajtjet më të rënda!”
*** *** ***
Kur Pejgamberi savs vendosi ta dërgojë Muadhin në Jemen, e këshilloi me fjalët:

“Ruaju nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi sepse ndërmjet lutjes tij dhe Allahut nuk ka perde.” (Buhariu)

Përshtati: Miftar Ajdini