Globus

Rritja e aktiviteteve misionare në kampet e refugjatëve rohingya

553views

Po shfrytëzohen (lexo: keqpërdoren) kushtet humanitare dhe migrimi në kampet e refugjatëve për t’i implementuar planifikimet misionare të njohura për të gjithë, sidomos në radhët e muslimanëve Rohingya, të cilët janë dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit fetar dhe etnik, kurse sot  ata janë të ekspozuar persekutimit të njëjtë në kampet e tyre, por në forma të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, duke pasur parasysh rrethanat e vështira në të cilat ata po jetojnë.

Duket se grupi i synuar i muslimanëve të Rohingyas,  janë një grup i dobët i përbërë nga të vejat, jetimët, gra dhe fëmijë, të cilët i kanë humbur prindërit dhe familjet e tyre, gjatë ngjarjeve të përgjakshme të Gushtit, në të cilat ranë viktimë me mijëra Rohingyas; të vdekur, të plagosur dhe të humbur.

Aktivistët e Rohingyas kanë paralajmëruar dhe ende po paralajmërojnë për aktivitetet misionare të krishtera, të cilat synojnë fenë dhe besimin e Rohingyave në kampet e tyre. Pavarësisht veprimeve fetare arbitrare nga budistët gjatë dekadave, nganjëherë edhe me presione dhe tundime, megjithatë Rohingyat qëndruan të palëkundur në besimin e tyre, dhe në qasjen e tyre të drejtimit Ehlu sunet vel xhemat  – gjatë gjithë kohës që nga hyrja e Islamit në shekullin e parë hixhrij e deri në ditët e sotme.

PLANIFIKIMI

Me përhapjen e internetit, faqeve të komunikimit dhe kanaleve me shumicë për publikun e gjerë, janë bërë përgatitje të faqeve në gjuhën amtare dhe në dialektin Rohingya, të cilat përmbajnë informacione dhe doktrina misionare të krishtera, duke rritur vëllimin dhe imazhet nëpër këto faqe (kanale), lexuesi dhe ose shfletuesi i tyre mendon se numri i të krishterëve të konvertuar nga Rohingya është mjaft i madh, por në fakt, këto faqe (kanale) janë projektuar kur nuk kishte asnjë të konvertuar në të krishterë ose në ndonjë fe tjetër nga Rohingya. Tani ka më shumë se 100 faqe dhe kanale të internetit, të cilat flasin për krishterimin në mesin e Rohingyave.

KRISTIANIZIMI NDËRKOMBËTAR

Synimi i Rohingyave nga organizatat misionare në kampet e refugjatëve në Bangladesh dhe tek emigrantët e Rohingyas të cilët janë shpërndarë në shumë vende të botës, bëhet përmes një plani ndërkombëtar në kuadër të Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), veçanërisht në Amerikë. Atje është bërë përgatitja e misionarëve nga vetë Rohingya me joshje dhe shtrëngim, të cilët pastaj përdorën për zbatimin e skemave të kristianizimit brenda komunitetit musliman të Rohingyas, të cilët janë përndjekur për shkak të fesë dhe besimit të tyre.

Një nga fisnikët Rohingyas, banor në kampet Coto Valeng Bcoxpazar nga viti 2012, thotë se ai e njeh një person me emrin Nour El-Islam dhe djalin e tij, të cilët emigruan në Amerikë nëpërmjet programit të sipër përmendur për Refugjatë, i cili ishte ndikuar nga doktrina e Trinisë. Atë po e përdorte babai i tij dhe të afërmit në kamp, për ta shtrirë sherrin tek pjesëtarët e popullit tij, duke i joshur ata me para ose me premtime për punësimin e tyre në Amerikë dhe Evropë, nëse e pranojnë thirrjen e tyre.

Në këtë drejtim, është zbuluar praktika e ritualeve dhe parullave, pastaj edhe organizimi i programeve të Trinisë në dy ditë, të mërkurën dhe të dielën në vendin ku ndodhet personi i njëjtë (Nour El Islam) duke i shtuar emrat e krishterë krahas emrave të tyre origjinalë të Rohingyas si John, Jozef e të tjerë.

Nuk është më sekrete për shumë banorë të kampit se zona e të krishterëve është e njohur për jetën dhe mirëqenien e tyre, ku marrin fonde nga destinacione të panjohura, por të planifikuara.

NUMRI I VENDEVE TË PREKURA DHE LOKACIONET E TYRE

Dy vende janë të njohura dhe të dukshme për ato aktivitete, por sipas aktivistëve dhe predikuesve, janë vërejtur edhe disa aktivitete të tjera kristiane në vende të ndryshme të kampeve, të cilat zhvillohen nën petkun e programeve shëndetësore, të trajtimit të pacientëve, për shpërndarje të rrobave me mbishkrime të kryqëzatave, për mësim të këngëve dhe himneve të kryqëzatave, për lavdërimin e Jezuit (Isait a.s.) .. dhe të tjera.

Numri i shtëpive apo familjeve që janë prekur nga idetë e misionarëve të krishterë janë më shumë se 71 familje, të cilat e fshehin besimin e tyre kur gjenden jashtë rajonit të tyre, ose para atyre që nuk i njohin nga frika e kanosjes me rrahje. Shumica e tyre i përkasin rajonit jugor të qytetit Mengdo, sepse atje janë më të ndjeshëm konservatorët Rohingyas kundrejt kësaj çështjeje. Ata thonë thellë në zemrën e tyre: “Ne u arratisëm dhe dëbuam nga shtëpitë tona për shkak të fesë sonë, andaj, nuk do të lejojmë që dikush t’i bëjë keq asaj, pa marrë parasysh koston e saj.”

SIMBOLET DHE MËNYRA E PËRGATITJES SË TYRE

Përgatitja e përfaqësuesve për procesin e kristianizimit të Rohingyas bëhet jashtë vendit, por nganjëherë përzgjedhja e tyre bëhet dhe edhe nga kampi. Më pas, atyre ua mësojnë gjuhën angleze, fillimisht i punësojnë në zyrat dhe në administratën e tyre, dhe kështu bëhet zbulimi i aftësive dhe gatishmërisë së tyre për t’i kryer detyrat në bazë të planeve të veçanta të hartuara për këtë qëllim.

NDËRGJEGJËSIMI I EMIGRANTËVE DHE PËRBALLJA ME TË KRISHTERËT

Pavarësisht nga mungesa e shkaqeve, mjeteve dhe aftësive, patriotët e popullit Rohingyas nga radhët e studentëve të shkencës dhe predikuesve, po e kryejnë detyrën e tyre fetare në vetëdijesimin e imigrantëve nga rreziku i misionarëve dhe kristianizimit, që të mos bien në kurthin e tyre me para dhe me premtime, por që të bëjnë durim ndaj fatkeqësive nëpër të cilat po kalojnë.

Këta njerëz po përgatisin programe vetëdijesimi me ligjërata, hutbe dhe aktivitete, pastaj po themelojnë shkolla për t’i përfshirë fëmijët e emigrantëve, në të cilat do t’ua mbjellin besimin e drejtë në zemrat e tyre dhe do t’ua mësojnë fenë islame bijve të tyre që nga fëmijëria. Pastaj, përmes programeve të familjes ua vënë në dukje shkatërrimin, shthurjen dhe imoralitetin të cilat po i promovojnë misionarët e kristianizimit, ungjillëzimit dhe sekularizmit.

Nga arabishtja, përshtati: Miftar Ajdini

Burimi: Farid Abu Ahmed (aktivist dhe hulumtues Rohingy); islamonline.net

(breziiri)