Globus

Rritet numri i xhamive në Danimarkë

262views

Sipas hulumtimit të zhvilluar në Danimarkë, në vitin 2006 ky vend kishte 115 xhami. Për 10 vite numri i xhamive është rritur diç më tepër se 50 përqind. Sot në gjithë territorin e Danimarkës gjenden 170 xhami.

Hulumtimin lidhur me numrin e xhamive në Danimarkë e ka kryer Prof. Dr. Lene Kühle nga Universiteti Arhus bashkë me asistentin e saj Malik Larsen.
Sipas këtij hulumtimi numri i xhamive në Danimarkë nga 115 sa ishte deri në vitin 2006 është rritur në 170 për dhjetë vite.

Ky hulumtim u zhvillua pas kërkesës së Partisë Liberale Venstre, Partisë Social-Demokrate dhe partive të së djathtës ekstreme Partia Popullore e Danimarkës dhe Partia Popullore Konservatore, për përditësim të hulumtimit të vitit 2006.

Më tej thuhet se kjo rritje e numrit të xhamive ka ndodhur për shkak të rritjes së popullsisë muslimane në vend.
Sipas ligjeve, në Danimarkë nuk bëhet regjistrimi i popullsisë sipas përkatësisë fetare, por parashikohet se 7 për qind e popullsisë së Danimarkës, e cila përbëhet nga 5.7 milionë banorë i takon fesë muslimane./islamgjakova/