Kuran

Rreth shpalljes së sures El-Kafirun

591views

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ ﴿١﴾ لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ ﴿٢﴾ وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ﴿٣﴾ وَلَا أَنَا عَابِدٌ

مَّا عَبَدتُّمْ ﴿٤﴾ وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ﴿٥﴾ لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ ﴿٦﴾

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

(1) Thuaj: “O ju mohues! (2) Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju, (3) e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë; (4) Unë nuk kam adhuruar atë që e keni adhuruar ju, (5) por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë. (6) Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!” (El-Kafirun, 1-6)

Arsyeja e shpalljes së kësaj sureje është një grup i kurejshëve të cilët e thirrën Muhamedin savs dhe i thanë:

“Ti ndiqe besimin tonë dhe ne do ta ndjekim besimin tënd. Ne do ta adhurojmë Zotin tënd një vit, pastaj ti adhuroji zotat tonë një vit, në qoftë se konstatojmë se ajo që predikon ti është më e mirë se ajo që ndjekim ne, ne do ta përqafojmë besimin tënd, por në qoftë se është më e mirë ajo që ndjekim ne sesa ajo në të cilën po na fton ti, atëherë ti nënshtroju besimit tonë.”
Pejgamberi savs, në këtë u përgjigj: “Allahu më ruajt që t’i përshkruaj unë rival Atij!”

Me atë rast, Allahu i Plotfuqishëm e shpalli këtë sure.

Në mëngjes, Pejgamberi savs u nis për në Qabe, ku ishte grupi i kurejshëve, ku atyre ua lexoi suren el-Kafirun deri në ajetin e fundit, pas së cilës ata u dëshpëruan dhe i humbën shpresat.

(Regjistruar nga Ibn Xherir, 30/214). Autor: Ebu Hassan Ali En-Nejsaburi;

Përshtati: Miftar Ajdini