Roboti i parë musliman për abdes, 800 vjet i vjetër

Në ditët e sodit, robotët konsiderohen si një arritje e madhe, pa të cilët do të ishte vështirë ta mendoje jetën.

Projektimi i parë mekanik i robotit, që ia kalon këtyre të sotshmëve, është ndërtuar nga muslimani, Ismail El-Xhezeri, para më shumë se 800 vitesh.

Ky është njëri nga dijetarët dhe shkëncëtarët më të mëdhenj musliman, i cili në veprën e tij të njohur “Libri i dijes mbi pajisjet gjeniale mekanike”, ka përshkruar më së 100 pajisje, duke nënvizuar udhëzimet dhe vizatimet për konstruksionin dhe përdorimin e tyre.

Në atë kohë, prej tij, udhëheqësi musliman, respektivisht Halifja, kërkoi që t’i projektojë një pajisje automatike mekanike, e cila, në vend të shërbetorit, do t’i ndihmonte gjatë marrjes së abdestit.

El-Xhezeri ia ndërtoi një “robot” në formë të njeriut, i cili në njërën dorë mbate peshqirin, kurse në dorën tjetër ibrikun me ujë. Në kokë të tij kishte vendosur një zog i cili funksiononte sipas principit të orës për të alarmuar. Në kohën e namazit, zogu alarmonte me cicërimën e tij, kurse roboti lëvizte drejt vendit ku duhej të mbushte ibrikun me ujë, duke bërë lëvizje të konsiderueshme dhe duke marrë ujë aq sa ishte programuar.

Pas marrjes së abdesit, roboti zgjaste dorën me peshqirin drejt Halifes, dhe më pasaj, kthehej tek vendi i tij.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply