Rënditje kronologjike e fukahave më të njohur të shkollës hanefite

Muntasir Zaman

Rëndësia e dijes së datave të lindjes dhe të vdekjes së dijetarëve nuk është edhe aq e theksuar. Edhe pse kjo dituri e ruan hulumtuesin mirë e bukur nga gabimet e dukshme dhe referimet e pasakta. Shpesh herë, disa dijetarë apo libra ndajnë të njëjtin emër, por janë nga periudha krejtësisht të ndryshme. Kështu për shembull, kur një dijetar si Ibën Abidi citon nga vepra “El-Lubab”, është e qartë se ai i referohet ndonjë vepre tjetër nga ajo që ka shkruar nxënësi i tij, Abdulgani Gunejmiu.

Më poshtë e keni një tabelë të emrave, të datave të lindjes, të datave të vdekjes si dhe të disa veprave të fukahave më të mëdhenj të shkollës hanefite. Duke filluar nga imami i medhhebit e deri te fukahatë e shekullit të tanishëm. Me anë të kësaj tabele, do të njoftoheni vetëm për disa fukaha të shquar, përndryshe kjo listë nuk do të kishte fund! Shumë dijetarë tjerë të shkollës hanefite është dashur të shtohen në këtë listë, por nuk janë përmendur për shkak të famës së tyre në fushat tjera përveç fikhut. Aty ku ka qenë e mundur janë përmendur të dyja datat, si ajo e lindjes ashtu edhe ajo e vdekjes. Përndryshe, është përmendur vetëm data e vdekjes, e cila paraprihet nga shkurtesa “v”. Kur është përmendur ndonjë datë e përafërt, ajo paraprihet nga fjala “rreth”. Ndërsa shkronja “p” do të thotë në vitet pas.

Vlen të theksohet se qëllimi i kësaj tabele është që të shërbej si një referencë e lehtë, për ata që kërkojnë emrat dhe datat e lindjes dhe të vdekjes së fukahave më të mëdhenj të shkollës hanefite. Ndërsa, ata që janë të interesuar për shënime biografike më të hollësishme rreth këtyre fukahave, duhet që t’iu referohen punimeve përkatëse, si “Tarihu Bagdad” të Hatib Bagdadiut, “El-Xhevahiru’l-mudieh” të Kurashiut, “Taxhu’t-teraxhim” të Kasim bin Kutlubugas, “El-Fevaidu’l-behijeh” të Lekneviut, “El-Ealam” të Zirikliut”, etj.

Referencat së bashku me ndonjë informacion shtesë janë shënuar në versionon arabisht të kësaj tabele.

Do të doja të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj liste, veçanërisht për mësuesin tim të dashur, myftiun Husejn Kadodia si dhe shokun dhe kolegun tim Mevlana Zamilur Rahman.

Prej lexuesit kërkohet që të njoftoj përpiluesin për gabimet eventuale dhe për ndryshime të nevojshme që duhen shtuar në këtë listë!

 

SHEKULLI I DYTË I HIXHRETIT

01. Ebu Hanife Numan bin Thabit (80-150 H), autor i veprës “Kitabu’l-Athar”.

02. Ebu Jusuf Jakub bin Ibrahim (113-182 H), autor i veprave “El-Emali” dhe “Kitabu’l-Haraxh”.

03. Muhammed bin Hasen Shejbaniu (132-189 H), autor i veprave “El-Asël”, “El-Xhamiu’s-Sagir”, “El-Xhamiu’l-Kebir”, “Ez-Zijadat”, “El-Sijeru’l-Kebir”.

04. Zufer bin Hudhejl bin Kajs Basriu (110-158 H).

 

SHEKULLI I TRETË I HIXHRETIT

05. Hasen bin Zijad Luëlui (v. 204 H), autor i veprës “El-Muxherred”.

06. Ebu Sulejman Musa Xhuzexhaniu (pas 200 H), autor i veprës “Nevadiru Ebi Sulejman”.

07. Muala bin Mensur Raziu (rreth 150-211 H), autor i veprës “Nevadiru Muala bin Mensur”.

08. Ebu Hafs El-Kebir Buhariu (150-217 H).

09. Isa bin Eban (v. 221 H), autor i veprave “El-Huxhexhu’s-Sagir” dhe “El-Huxhexhu’l-Kebir”.

10. Muhammed bin Sama’ah Temimiu (130-233 H), autor i veprës “Kitabu Edebi’l-Kadi.

11. Ahmed bin Amër Hassaf (rreth 185-261 H), autor i veprës “Kitabu Ehkami’l-Eukaf.

12. Muhammed bin Shuxha Thelxhiu (rreth 181-266 H), autor i veprës “Kitabu’l-Menasik”.

 

SHEKULLI I KATËRT I HIXHRETIT

13. Ebu Xhafer Ahmed Tahaviu (239-321 H), autor i veprave “Sherhu Meani’l-Athar” dhe “El-Muhtesar”.

14. Ebu Mensur Muhammed Maturidiu (v. 333 H), autor i veprave “Kitabu’t-Teuhid” dhe “Tevilatu Ehli’s-Suneh”.

15. Muhammed Hakim Shehidi (v. 334 H), autor i veprës “El-Kafi” (Muhtesaru’l-Asël).

16. Ebu’l-Hasen Ubejdullah Kerhiu (260-340 H), autor i veprës “Muhtesar El-Kerhi”.

17. Ebu Bekër Xhesas Raziu (305-370 H), autor i veprave “Ehkamu’l-Kuran” dhe “Sherhu Muhtesar El-Tahavi.

18. Ebu Xhafer Hinduvani (300-362 H), autor i veprës “Sherhu’l-Xhamii’s-Sagir”.

19. Fekihu Ebu Lejth Semerkandiu (v. 373 H), autor i veprave “En-Nevazil” dhe “Ujunu’l-Mesail”.

 

SHEKULLI I PESTË I HIXHRETIT

20. Ebu’l-Husejn Ahmed Kuduriu (362-428 H), autor i veprave “Muhtesar El-Kuduri” dhe “Et-Texhrid”.

21. Ebu Zejd Ubejdullah Debusiu (367-430 H), autor i veprës “Tekvimu’l-Edileh”.

22. Ebu’l-Abas Ahmed Natifiu (v. 446 H), autor i veprave “Kitabu Xhumeli’l-Ehkam” dhe “El-Vakiat”.

23. Shamsu’l-Eimmeh Abdulaziz Halvaniu (v. 448 H), autor i veprës “El-Mebsut”.

24. Ebu’l-Hasen Ali Sugdiu (v. 461 H), autor i veprës “El-Nutefu fi’l-Fetava”.

25. Ebu Nasër Ahmed Ekteu (v. 474 H), autor i veprës “Sherhu Muhtesar El-Kuduri”.

26. Kadiu Ahmed bin Mensur Isbixhabiu (v. 480 H), autor i veprës “Sherhu El-Xhamii’s-Sagir”.

27. Fahru’l-Islam Ali Bezdevi (rreth 400-482 H), autor i veprës “Usul El-Bezdevi”.

28. Shejhu’l-Islam Huvaher Zadeh (v. 483 H), autor i veprës “El-Mebsut”.

29. Shemsu’l-Eimmeh Serahsiu (v. rreth 490 H), autor i veprave “El-Mebsut” dhe “Sherhu Es-Sijer El-Kebir”.

 

SHEKULLI I GJASHTË I HIXHRETIT

30. Dhahirudin El-Kebir Marginaniu (v. 506 H).

31. Shejhu’l-Islam Ali Isbixhabiu (454-535 H), autor i veprës “Sherhu Muhtesari’t-Tahavi”.

32. Husamudin Omer Sadër Shehidi (483-536 H), autor i veprave “El-Vakiat” dhe “Sherhu Edebi’l-Kadi”.

33. Nexhmudin Omer Nesefiu (461-537 H), autor i veprës “Tilbetu’t-Talebeh”.

34. Alaudin Muhammed Semerkandiu (v. 539 H), autor i veprës “Tuhfetu’l-Fukaha”.

35. Xharullah Mahmud Zemahsheriu (467-538 H), autor i veprës “Ruusu’l-Mesail”.

36. Abu’l-Fetah Abdurrashid Velvalixhiu (467-p. 540 H), autor i veprës “El-Fetava El-Velvalixhieh”.

37. Ahmed bin Musa Keshiu (v. rreth 550 H), autor i veprës “Mexhmu’n-Nevazil”.

38. Ebu’l-Kasim Nasirudin Muhammed Semerkandiu (v. 556 H), autor i veprave “El-Fikhu’n-Nafi” dhe “El-Multekat”.

39. Ruknudin Muhammed Kirmaniu (v. 565 H), autor i veprës “Xhevahiru’l-Fetava”.

40. Siraxhudin Ali bin Othman Ushiu (v. p. 569 H), autor i veprave “El-Fetava’s-Siraxhieh” dhe “Bedu’l-emali”.

41. Ebu’l-Mudhafer Esad Kerabijsiu (v. 570 H), autor i veprës “El-Furuk”.

42. Radiudin Muhammed Serahsiu (v. 571 H), autor i veprës “El-Muhit Er-Radevi”.

43. Ebu Nasër Ahmed Atabiu (v. 586 H), autor i veprave “El-Fetava’l-Atabieh” dhe “Sherhu’z-Zijadat”.

44. Meliku’l-Ulema Ebu Bakër bin Mesud Kasaniu (v. 587 H), autor i veprës “Bedaiu’s-Sanai”.

45. Fahrudin Hasen bin Mensur Kadihan Uzxhendi (v. 592 H), autor i veprës “Fetava Kadihan”.

46. Ali bin Ebi Bakër Marginaniu (v. 593 H), autor i veprave “El-Hidajeh” dhe “Et-Texhnis”.

47. Xhemaludin Ahmed Gazneviu (v. 593 H), autor i veprës “El-Havi El-Kudsi”.

48. Husamudin Ali Raziu (v. 598 H), autor i veprës “Hulasatu’d-delail fi tenkihi’l-mesail”.

 

SHEKULLI I SHTATË I HIXHRETIT

50. Tahir bin Ahmed Buhariu (v. p. 600 H), autor i veprës “Hulasatu’l-Fetava”.

51. Burhanudin Mahmud Buhariu (v. 616 H), autor i veprave “El-Muhit El-Burhani” dhe “Edh-Dhehiratu’l-Burhanieh”.

52. Dhahirudin Muhammed Buhariu (v. 619 H), autor i veprës “El-Fetava’dh-Dhahirieh”.

53. Mexhdudin Muhammed Usrusheniu (v. 633 H), autor i veprës “El-Fusul”.

54. Shemsu’l-Eimmeh Muhammed bin Abdisetar Kerderiu (559-642 H), autor i veprës “Sherhu’l-Muntehabi’l-Husami”.

55. Abdurrahim Hafidu Sahibi’l-Hidajeh (v. p. 651 H), autor i veprës “Fusu’l-Imadi”.

56. Alaudin Terxhumaniu (v. 654 H), autor i veprës “Jetimetu’d-dehër”.

57. Nexhmudin Muhtar Zahidiu (v. 658 H), autor i veprave “El-Kunjeh”, “El-Havi” dhe “El-Muxhteba”.

58. Zejnudin Muhammed Raziu (610-p.666 H), autor i veprave “Tuhfetu’l-Muluk” dhe “Muhtaru Es-Sihah”.

59. Mahmud bin Ahmed Taxhu Shariati Mahbubi (v. 673 H), autor i veprës “El-Vikajeh”.

60. Xhelaludin Kirlaniu (v. 676 H), autor i veprës “El-Kifajeh Sherh El-Hidajeh”.

61. Ebu’l-Fadël Abdullah bin Mahmud Meusiliu (599-683 H), autor i veprave “El-Muhtar li El-Fetva” dhe “El-Ihtijar”.

62. Mudhaferudin Ahmed bin Ali Saatiu (v. 694 H), autor i veprës “Mexhmeu’l-Bahrajn”.

 

SHEKULLI I TETË I HIXHRETIT

63. Omer bin Muhammed Sunnamiu (Gjysma e parë e shek. VII-Çereku e parë i shek. VIII H), autor i veprave “Nisabu’l-Ihtisab”, “El-Fetava Ed-Dijaieh”.

64. Davud bin Jusuf Hatibi (v. në gjysmën e parë të shek. VIII H), autor i veprës “El-Fetava El-Gijathieh”.

65. Muhammed bin Muhammed Kashgariu (v. 705 H), autor i veprës “Munjetu’l-Musali”.

66. Ebu’l-Berakat Hafidhudin Nesefiu (rreth 620-710 H), autor i veprave “El-Menar”, “Kenzu’d-Dekaik” dhe “El-Kafi”.

67. Ebu’l-Abas Ahmed Serruxhiu (637-710 H), autor i veprës “El-Gajeh Sherh El-Hidajeh”.

68. Husamudin Husejn Signakiu (v. rreth 714 H), autor i veprave “En-Nihajeh” dhe “El-Kafi Sherh Usulu’l-Bizdevi”.

69. Fahrudin Othman Zejleiu (v. 743 H), autor i veprës “Tebjin El-Hakaik”.

70. Ubejullah bin Mesud Sadru Sheriati Mahbubiu (v. 745 ose 747 H), autor i veprave “Sherh El-Vikajeh” dhe “En-Nukajeh”.

71. Kivamudin Muhammed Kakiu (v. 749 H), autor i veprës “Miraxh El-Dirajeh”.

72. Emir Katib Ebu Hanifeh Itkaniu (685-758 H), autor i veprave “Gaejtu’l-Bejan sherh El-Hidajeh” dhe “Esh-Shamil”.

73. Ibrahin bin Ali Tarrasusi u (721-758 H), autor i veprës “Enfeu’l-Vesail (El-Fetava Et-Tarasusieh).

74. Xhemaludin Abdullah Zejleiu (v. 762 H), autor i veprës “Nesb Er-Rajeh”.

75. Abdulvehab bin Ahmed bin Vahban (728-768 H), autor i veprës “Mendhumatu Ibni Vehban”.

76. Tahir bin Islam bin Kasim Huvarizmiu (v. p. 771 H), autor i veprës “Xhevahir El-Fikh”.

77. Siraxhudin Omer Gaznevi Hindiu (rreth 704-773 H), autor i veprës “Zubdetu’l-Ehkam”.

78. Feridudin Alim bin Ala Taterhaniu (v. 786 H), autor i veprës “El-Fetava Et-Taterhanieh”.

79. Ekmeludin Muhammed Babirtiu (rreth 710-786 H), autor i veprave “El-Inajeh” dhe “Et-Tekrir”.

80. Shamsudin Muhammed Kuneviu (v. 788 H), autor i veprave “Duraru’l-Bihar” dhe “Sherh Mexhmea’l-Bahrajn”.

 

SHEKULLI I NËNTË I HIXHRETIT

81. Ebu Bekër bin Ali Hadadiu (720-800 H), autor i veprave “Es-Siraxh El-Vehhaxh” dhe “El-Xheuherah En-Nejirah”.

82. Abdulatif bin Melik (v. 801 H), autor i veprës “Sherh El-Menar”.

83. Mahmud bin Israil bin Kadi Semavune (v. 818 ose 823 H), autor i veprës “Xhami El-Fusulejn” dhe “Letaif El-Isharat”.

84. Muhammed bin Shihab Bezzazi Kerderiu (v. 827 H), autor i veprës “El-Fetava El-Bezzazieh”.

85. Siraxhudin Ebu Hafs Omer Kariu’l-Hidajeh (rreth 750-829 H), autor i veprës “Fetava Karii’l-Hidajeh”.

86. Ebu’l-Hasen Ali Tarabulusiu (v. 844 H), autor i veprës “Muinu’l-Hukkam”.

87. Ebu’l-Beka Muhammed bin Dija (789-854 H), autor i veprave “El-Bahër El-Amik” dhe “Tarihu Mekeh”.

88. Badrudin Mahmud Ajniu (762-855 H), autor i veprës “El-Binajeh” dhe “Remz El-Hakaik”.

89. Kamaludin Muhammed bin Abdulvahid El-Humami (rreth 788-861 H), autor i veprave “Fath El-Kadir”dhe “Zad El-Fekir”.

90. Ebu’l-Fida Kasim bin Kutlubuga (802-879 H), autor i veprave “Et-Tes’hih ve Et-Terxhih” dhe “Munjetu’l-Elmei”.

91. Shemsudin bin Emir Haxh Halebiu (825-879 H), autor i veprave “Halebetu’l-Muxheli” dhe “Et-Tekrir ue Et-Tehbir”.

92. Muhammed bin Feramurz Mulla Husraviu (v. 885 H), autor i veprave “Guraru’l-Ehkam” dhe “Duraru’l-Hukkam”.

 

SHEKULLI I DHJETË I HIXHRETIT

93. Serijudin Abdulberr bin Shihneh (851-921 H), autor i veprës “Sherhu Mendhumeti Ibni Vehban”.

94. Ibrahim bin Musa El-Tarabulusiu (853-922 H), autor i veprës “El-Isaf li Ehkam El-Eukaf”.

95. Ahmed bin Sulejman bin Kemal Pasha (v. 940 H), autor i veprës “El-Idah fi Sherhi El-Islah”.

96. Ahmed bin Junus bin Shilbiu (v. 947 H), autor i veprës “Hashijetu Tebjin El-Hakaik”.

97. Shemsudin Muhammed Kuhestaniu (v. rreth 950 H), autor i veprave “Xhamiu Er-Rumuz” dhe “Xhamiu El-Mebani”.

98. Ibrahim bin Muhammed Halebiu (v. 956 H), autor i veprave “Multaka’l-Ebhur” dhe “Gunjetu’l-Mutemeli”.

99. Zejnudin bin Ibrahim bin Nuxhejm (v. 970 H), autor i veprave “El-Bahër Er-Raik” dhe “El-Eshbahu ue En-Nedhair”.

100. Muhammed bin Bir Ali Birkaviu (929-981 H), autor i veprës “Et-Tarikah El-Muhammedieh”.

101. Muhammed bin Muhammed Meula Ebu Su’ud (898-982 H), autor i veprave “Tefsiru Ebi Es-Suud” dhe “Tuhfetu’t-Tulab”.

102. Sinanudin Jusuf Emasiu (893-986 H), autor i veprës “Tebjin El-Meharim”.

103. Shemsudin Ahmed bin Mahmud Kadi Zadah (v. 988 H), autor i veprës “Netaixhu’l-Efkar (Tekmiletu Fathi’l-Kadir)

104. Rahmetullah bin Abdullah Sindiu (rreth 933-993 H), autor i veprës “Lubabu’l-Menasik”.

 

SHEKULLI I NJËMBËDHJETË I HIXHRETIT

105. Siraxhudin Omer bin Ibrahim bin Nuxhejm (v. 1005 H), autor i veprës “En-Nehr El-Faik”.

106. Shihabudin Tumurtashi Gaziu (939-rreth 1007 H), autor i veprave “Tenvir El-Ebsar” dhe “Musifetu’l-Hukkam”.

107. Ali bin Sulltan Mulla Ali El-Kariu (v. 1014 H), autor i veprave “Fat’hu Bab El-Inajeh” dhe “Mirkat El-Mefatih”.

108. Ebu Muhammed Ganim Bagdadiu (v. rreth 1030 H), autor i veprës “Mexhmeu’d-Damanat”.

109. Ismail bin Abdulgani Nabulusiu (1017-1062 H), autor i veprës “El-Ehkam Sherh Durari’l-Hukkam”.

110. Ebu’l-Ihlas Hasen bin Ali Shurunbulaliu (994-1069 H), autor i veprave “Nur El-Idah” dhe “El-Gunjeh Hashijetun ala’d-Durar”.

111. Abdurrahman Shejhi Zadeh Damad Efendiu (v. 1078 H), autor i veprës “Mexhmeu’l-Enhur”.

112. Hajrudin bin Ahmed Ramliu (993-1081 H), autor i veprës “El-Fetava El-Hajrieh”.

113. Abdulkadir bin Jusuf Kadri Efendiu (1014-1083 H), autor i veprës “Vakiatu’l-Muftine”.

114. Nidhamudin Burhanfuri dhe dijetarët tjerë që kompiluan veprën “El-Fetava El-Alamkirieh” (kompilimi i veprës nga 1077-1086).

115. Alaudin Muhammed Haskefiu (1025-1088 H), autor i veprave “Ed-Durr El-Muhtar” dhe “Ed-Durr El-Munteka”.

116. Ebu’l-Abas Ahmed bin Muhammed Hameviu (v. 1098 H), autor i veprës “Gamzu Ujuni’l-Besair”.

117. Shejhu’l-Islam Muhammed Ankaraviu (rreth 1028-1098 H), autor i veprës “El-Fetava El-Ankaravieh”.

118. Ibrahim bin Husejn bin Ahmed bin Biri (1023-1099 H), autor i veprës “Umdetu Dhevi’l-Besair”.

 

SHEKULLI I DYMBËDHJETË I HIXHRETIT

119. Esad bin Ebi Bekër Efendi Uskudariu (1050-1116 H), autor i veprës “El-Fetava El-Uskudieh”.

120. Abdulgani bin Ismail En-Nablusiu (1050-1143 H), autor i veprave “Nihajetu’l-Murad” dhe “El-Xheuher El-Kulij”.

121. Ebu Su’ud Ez’heriu (v. 1072 H), autor i veprës “Fet’hullah El-Muin”.

122. Muhammed Hashim Tetevi Sindiu (1104-1174 H), autor i veprës “Fakihetu’l-Bustan”.

123. Ebu Seid Muhammed Hadimiu (1113-1176 H), autor i veprës “El-Berikah El-Mahmudieh”.

124. Ibrahim bin Mustafa Medhari Halebiu (v. 1190 H), autor i veprës “Tuhfetu El-Ehjar”.

125. Mustafa bin Muhammed Taiju (1138-1192 H), autor i veprës “Teufik Er-Rahman”.

 

SHEKULLI I TREMBËDHJETË I HIXHRETIT

126. Ahmed bin Muhammed Tahtaviu (v. 1231 H), autor i veprës “Hashijetu’t-Tahtavi ale’d-durr”.

127. Muhammed Emin bin Omer bin Abidin Shamiu (1198-1252 H), autor i veprave “Radu’l-Muhtar” dhe “El-Ukud Ed-Durrieh”.

128. Muhammed Abid Sindi Medeniu (1190-1257 H), autor i veprave “Tavaliu’l-Envar” dhe “Minhatu’l-Bari”.

129. Abdulgani Gunejmi Mejdaniu (1222-1298 H), autor i veprës “El-Lubab fi sherh El-Kitab”.

 

SHEKULLI I KATËRMBËDHJETË I HIXHRETIT

130. Ebu’l-Hasenat Abdulaj Lekneviu (1264-1304 H), autor i veprave “Umdetu’r-Riajeh”, “El-Fevaid El-Behieh” dhe “Es-Siajeh”.

131. Shihabudin Merxhaniu (1233-1306 H), autor i veprës “Nadhuratu’l-Hak”.

132. Alaudin Muhammed bin Abidin (1244-1306 H), autor i veprave “El-Hedijetu’l-Alaieh” dhe “Kurratu’l-Ujuni’l-Ehbar”.

133. Muhammed Abbasi Mehdiu (1243-1315 H), autor i veprës “El-Fetava El-Mehdieh”.

134. Muhammed Kamil bin Mustafa Tarabulusiu (1244-1315 H), autor i veprës “El-Fetava El-Kamilieh”.

135. Huvaxheh Emin Efendi Zadeh Ali Hajdar (v. 1321 H), autor i veprës “Duraru’l-Hukkam Sherhu’l-Mexheleh”.

136. Rashid Ahmed Gangohi (1244-1323 H), autor i veprave “Fetava Rashidieah” dhe “Zubdetu’l-Menasik”.

137. Abdulkadir bin Mustafa Rafiiu (1248-1323 H), autor i veprës “Tekrirun ala’d-Durri’l-Muhtar”.

137. Muhammed Halid Etasiu (1243-1326 H), autor i veprës “Sherhu Mexheleti’l-Ehkam El-Adlieh”.

138. Azizurrahman Othmaniu (1275-1347 H), autor i veprës “Azizu’l-Fetava”.

139. Halil bin Abdulkadir Nehlaviu (v. 1350 H), autor i veprës “Ed-Durar El-Mubaha”.

140. Muhammed Bahit Hanefiu (1271-1354 H), autor i veprave “Fetava Bahit El-Mutia”, “Irshadu’l-Ummeh” dhe “Irshadu Ehli’l-Mileh”.

141. Ahmed bin Muhammed Zerka (1285-1357 H), autor i veprës “Sherhu Kavaid El-Fikhieh”.

142. Eshraf Ali Tehanevi (1280-1362 H), autor i veprave “Imdadu’l-Fetava” dhe “Ehkamu’l-Kuran”.

143. Kifajetullah Dihlevi (1292-1372 H), autor i veprës “Kifajetu’l-Mufti”.

144. Ahmed bin Muhammed bin Asaf Kurdiu (1297-1373 H), autor i veprës “El-Fetava El-Halebieh”

145. Dhafer Ahmed Othmani (1310-1394 H), autor i veprave “Imdadu’l-Ehkam” dhe “Ila Es-Sunen”

146. Muhammed Shefii Deobendi (1314-1396 H), autor i veprave “Xhevahir El-Fikh” dhe “Imdadu’l-Muftin”

 

SHEKULLI I PESËMBËDHJETË I HIXHRETIT

147. Mahmud Hasen Gangohi (1325-1417 H), autor i veprës “Fetava Mahmudieh”.

148. Nidhamudin Eadhami (1328-1420 H), autor i veprës “Nidhamu’l-Fetava”.

149. Abdurrahim Lajpuri (1321-1422 H), autor i veprës “Fetava Rahimieh”.

150. Rashid Ahmed Ludëhejanevi (1341–1422 H), autor i veprës “Ehsanu’l-Fetava”.

 

SHKRUAN: Muntasir Zaman

BURIMI:https://ahadithnotes.wordpress.com/2014/06/02/english-chronological-order-of-major-hanafi-jurists/

PËRSHTATI NË GJUHËN SHQIPE: Hazir Selmani

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply