Regim ndaj shkrimit: “Vajzat shqiptare detyrohen me dhunë nga prindërit të regjistrohen në medrese”

Filluan të kafshojnë mushkonjat

Gjithçka që ka shkruar Nexhat Haziri për Medresenë është e thënë në kontekstin më negativ të fjalës, duke u përpjekur që këtë institucion fetarë dhe kombëtarë ta paraqes si të pa vlerë!?

Por, e ka kot, sepse, siç duket Nexhat Haziri vuan keq nga psikomania ndaj Medresesë ose ka edhe shumë psikofobi ndaj teologëve. Me gjithë të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, duhet shtruar pyetjen publikisht: në emër të kujt Nexhat Haziri i jep të drejtë vetës që kur shkruan për Medresenë dhe disa figura kombëtare e fetarë ta dezinformojë opinionin rreth punës dhe angazhimeve fetare e kombëtare, duke i shtrembëruar faktet historike të funksionimit dhe angazhimit të Medreseve, pra duke pohuar gjëra krejtësisht të pavërteta, para se gjithash, kokë më vete dhe i pa autorizuar nga askush!? (Le të mbetet rezervë mundësia e porosisë së agjenturave të ndryshme në këtë situatë të zjarrtë gjithandej ku jetojnë shqiptarët. “Hidhni vaj në zjarr”).

Shpifjet e llojit të Nexhat Hazirit ndaj Medresesë dhe figurave fetare e kombëtare, me shumë se çdo kënd tjetër e demaskon dhe denigron vetë shpifësin. Dhe kjo në publicistikë quhet vetëvrasje me dorën tënde.

Në traditën shqiptare një fjalë e urtë thotë: ‘armikun vraje, por për inat mos e shaj’.
Nëse medreseja me filozofinë e funksionimit dhe aktivitetet praktike ka eklipsuar idetë politike të mbrapshta të kalemxhinjve të sotëm, ky nuk është faji i mençurisë së medresesë, por faji i injorancës së këtyre kalemxhinjve.

Në fund i nderur për punën dhe funksionimin e Medresesë ka institucione të larta shtetërore që vëzhgojnë për së afërmi procesin edukativo-arsimorë që realizohet në këtë institucion (Ministria e arsimit dhe shkencës) ndërsa për punën tuaj ekziston; Neni i 319 i Kodit penal: nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar, ku ju personalisht do të duhet përpara gjykatës ti dorëzoni të gjitha provat nga investigimi juaj ndaj këtij institucioni të lartë arsimorë siç është Medreseja.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply