Etikë

Recetë për zemër të shëndoshë dhe jetë të lumtur!

370views

Vëmendjen time e tërhoqi njoftimi te një dyqan ku shkruante: Ndreqje dhe shërim të zemrave. Hyra në dyqan ku më priti një burrë plakë me buzëqeshje në fytyrë, meqë e vërejti që disa herë e lexova njoftimin.

Me buzëqeshje në fytyrë më tha: “Po, i ndreqi dhe shërojë zemrat”. Mandej më kapi për dore dhe tha: “Eja më afër”. Vendosi veshin e tij në zemrën time dhe dëgjonte, mandej tha: “Të rrahurat e zemrës i ke të shpejtuara. Mos u frikëso, biri im! Ilaçi për zemrën tënde është mjaftë i thjeshtë. Ne këtu i ndreqim zemrat varësisht nga sëmundja që i kanë.”

E luta për të më shpjeguar, dhe ai më tha: “Bazuar në përvojën time që kam trashëguar nga babai dhe gjyshi im, në këtë botë ekzistojnë lloje të ndryshme zemrash: zemër të lumtur, zemër të plagosur, zemër të thyer, zemër të pastër, zemër të shkrirë, zemër të zjarrtë, zemër të ngulfatur, zemër të tkurrur, zemër të sëmurë, zemër të fortë, zemër të mbushur, zemër të mërzitur, zemër të shurdhër, zemër të lumtur dhe shumë lloje të tjera të zemrës.”

Mandej i thashë: “Në dyqan hyra me një dilemë, tani mi bëre njëmijë dilema.”

Ai buzëqeshi butë, dhe më tha: “Mos u mërzit, për çdo pacient unë e kam nga një recetë. Dhe kushdo që ta provojë, me lejen e Allahut shërohet.” Mandej mori letrën dhe lapsin dhe shkroi: “Biri im, nafaka jote është e caktuar, ndaj mos u mërzit për atë; fati yt është i caktuar, ndaj mos u dëshpëro; shoku yt është i pafuqishëm, ndaj mos u mbështet shumë te ai; armiku yt është i dobët, ndaj mos u frikëso.
Pastroje zemrën nga tre gjëra: urrejtja, ligësia dhe dyfytyrësia; ndërsa dekoroje me tre tjera: modesti, sinqeritet dhe dashamirësi ndaj të vërtetës.

Në zemrën tënde bëj vend për tre: përkushtim të plotë, dashuri dhe falënderim Allahut. Njerëzit e tjerë leja Krijuesit, ndërsa ti merru me përmirësimin e gjendjes personale. Mundohu të posedosh tre gjëra: gjuhën që madhëron Allahun, trup të durueshëm dhe mendje të angazhuar me reflektim. Ik nga tre: bisedën e tepërt me njerëzit, teket e tyre dhe qëndrimin me ata që nuk ka asnjë mirësi. Të folurit rreth njerëzve të tjerë dhe të metave të tyre është shenjë e qartë dështimit dhe poshtërsisë morale.

E jotja është ta marrësh dhe praktikosh këtë recetë, shërimi është nga Allahu!

//saff.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi