Reagon Gold AG, ja çfarë thotë ai për festën e Halloweenit

Gold Ag është njëri nga reperët më të suksesshëm në vend dhe vazhdon të pëlqehet nga publiku.

Ai ka kohë që po merret shumë me fenë dhe është bërë një besimtar i devotshëm i fesë islame, në këtë mënyrë ai edhe i kundërshton gjërat që nuk shkojnë në krahë me fenë që ai praktikon.

Ai sot ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e kundërshton festimin e Halloween dhe këtë e ka bërë në një mënyrë interesante.

Ai ka postuar një fotografi të fëmijëve mbi të cilën kishte kërkuar që të mos i shëmtoni fëmijët por ti mësojë të flas, qeshë e luaj.

““Mos i shëmtoni fëmijët tuaj, mësoje të flas bukur, të qeshë e të luaj. E di se i ngjyrosue nuk do të doje të ishte një fëmij i joti, Ti fali dashuri se bukurinë ja fali Zoti”, kishte shkruar Gold AG.

Artikuj të ngjashëm: