Ramush Haradinaj shokon përsëri, feston Bajramin me alkohol

Rreth një tavoline me ushqime tradicionale, e ku nuk ka munguar as alkooli, është parë kandidati për kryeministër nga PAN, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në ditën kur myslimanët festojnë ditën e Kurban Bajramit, njofton Kohanet.

Fotografinë e ka postuar sot ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, ish anëtar i LDK-së të cilin kreu i kësaj partie e ka cilësuar si sekser që po punon për t’ia bërë votat PAN-it që të formojë institucionet.

Kjo nuk është hera e parë kur Ramush Haradinaj provokon besimtarët muslimanë. Ai më herët pati deklaruar se nuk është se ndjehet mirë si muslimanë.

Ai pati deklaruar: “Unë kam lindur muslimanë, por nuk e di psë jam musliman. Asnjëherë nuk kam hyrë në xhami.”

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply