Islamisitikë

Ramazani dhe familja – një mundësi ideale

682views

Duke e pritur ardhjen e musafirit tonë më të dashur, le të mendojmë për begatitë e tij, por edhe për vlerat dhe rëndësinë e familjes, pastaj për fatin që pikërisht ditët e zgjedhura i kalojmë në paqe dhe lumturi me të afërmit tonë.

Në muajin e bekuar ramazan, i cili është në mesin e muajve si dielli mes yjeve, njeriu e fiton një muzg, sepse edhe me trup edhe me shpirt i dorëzohet të Plotfuqishmit.

Ramazani është pranverë për shpirtin e besimtarit, muaj i ibadetit, i pastrimit dhe ngritjes shpirtërore, muaj i veprave të mira, muaj i faljes (së njëri-tjetrit), por edhe muaj i tubimit të familjes, i rinovimit dhe forcimit të lidhjeve mes tyre. Pikërisht iftaret paraqesin valën e fuqisë dhe emocioneve, kështu që iftaret më të bukura janë ato që organizohen me më të afërmit.

Për muslimanët tanë, por edhe të pjesës tjetër të botës, iftaret brenda familjes janë shumë të veçantë, sepse përcillen me ndjenja që vetëm mund të përjetohen, por është vështirë të shprehen me fjalë. Nëpër lagje dhe nëpër rrugë përhapet aroma më e bukur, aroma e ramazanit, ndërsa nëpër shtëpi, me gëzim dhe kënaqësi të madhe pritet perëndimi i diellit, kur me lutje të përbashkëta përfundohet agjërimi.

Iftaret tona kanë një frymë tradicionale dhe bukuri, sofrat përgatiten me shumë dashuri, në botën moderne, pikërisht ky lloj i ushqimit i bashkon anëtarët e familjes të cilët e ndajnë ndjenjën e solidaritetit, butësisë, merhametit dhe kënaqësisë shpirtërore. Në sofrën e iftarit zhduken dallimet nën qëllimin e përbashkët, që me çdo ditë të agjëruar të jemi një hap më afër kënaqësisë së Allahut.

Muaji ramazan jep mundësi që familja tek fëmijët ta përcjell frymën e ditës së bekuar, kur mund t’ua mësojnë vlerat e agjërimit, duke i bërë këto nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta; duke përgatitur kalendarë të ndryshëm, kartolina urimi, pastaj përmes shoqërimeve, dhe për të gjitha veprimet e bukura duhet të shpërblehen.

Ramazani është rasti që familja t’i pranojë rutinat e reja, që në ambientet më të bukura të miratojë shprehi të bukura.

Namazet, dhikri dhe lutjet e përbashkëta, paraqesin veprimtari shpirtërore të cilat i zhvillojnë lidhjet dhe dashurinë në mes të anëtarëve të familjes.

Ramazani ofron mundësi për bujari, dhembshuri, mbështetje reciproke, mundësi për ta ndjerë ëmbëlsinë e besimit të drejtë, të qëllimeve të pastra dhe veprave të mira.

Duke e pritur ardhjen e musafirit tonë më të dashur, le të mendojmë për begatitë e tij, por edhe për vlerat dhe rëndësinë e familjes, pastaj për fatin që pikërisht ditët e zgjedhura i kalojmë në paqe dhe lumturi me të afërmit tonë.

Le ta bëjmë nijet, që gjatë muajit që po na vjen, të bëjmë gjëra të cilat na afrojnë te Allahu i Gjithëmëshirshëm, por edhe nijet që së bashku me familjen tonë të bëjmë ibadete të cilat do të bëhen shkak për fitimin e kënaqësisë së Tij.

Me ritualet e ramazanit le ta freskojmë shpirtin tonë, le ta ripërtërijmë lidhjen tonë me Allahun, lidhjen tonë me vetveten, por edhe lidhjet me familjen, me miqtë dhe me fqinjët, sepse përmes bashkësisë do t’i tejkalojmë dobësitë dhe aktivitetin tonë do ta orientojmë në drejtim të Allahut të Plotfuqishëm.

Pershtati: Miftar Ajdini