Raketat houthi mbi Saudi, regjimi iranian në akuzë

Udhëheqja e Aleancës në Mbështetje të Legjitimitetit në Jemen ka nxjerrë një deklaratë rreth lëshimit të raketave balistike që forcat milicore shiite houthi të lidhura me regjimin iranian, në Jemen, kanë vënë në shënjestër Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Më poshtë teksti i deklaratës:

Bashkangjitur deklaratës së mëparshme rreth raketave balistike që forcat milicore houthi pranë regjimit iranian, kanë lëshuar nga territori jemenas në drejtim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, deklarojmë se sulmi më i fundit nga ana e forcave milicore houthi të Iranit, ka ndodhur ditën e Shtunë 15/02/1439, që korrespondon me 04/11/2017, ku shënjestrua kryeqyteti Riad me raketa balistike me distancë 900 km.

Nga kontrolli dhe analiza e bërë mbetjeve të raketës, nga ekspertë të teknologjisë ushtarake, u konstatua se ajo është lëshuar me datë 28/10/1438 h, që i korrespondon 22/07/2017, u vërtetua përfshirja e regjimit iranian në prodhimin e këtyre raketave, si dhe trafikimi i tyre tek forcat milicore houthi në Jemen, për të goditur Mbretërinë e Arabisë Saudite, popullin saudit dhe interesat jetike të Saudisë.

Udhëheqja e forcave të Koalicionit e konsideron përfshirjen e regjimit iranian në furnizimin e forcave milicore houthi me këto raketa, një shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Rezolutat e Këshililt të Sigurimit, në veçanti ajo me numër 2216, ua ndalojnë shteteve furnizimin me armë forcave milicore.

Përfshirja e Iranit konsiderohet një sulm i hapur i cili shënjestron vendet fqinje, sigurinë dhe paqen rajonale dhe ndërkombëtare.

Udhëheqja e koalicionit e konsideron këtë si një agresion ushtarak të hapur dhe të drejtpërdrejtë të regjimit iranian, i cili ndërmerr një akt lufte kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite. Koalicioni thekson të drejtën legjitime të Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj, siç e përcakton lënda 51 e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Është e drejta e Arabisë Saudite ti përgjigjet Iranit, në kohën dhe formën e duhur, të cilën ia garanton e drejta ndërkombëtare, bazuar në të drejtën e saj për të mbrojtur territorin, popullin dhe interesat e veta, të njohura nga të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare. /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm: