Qyteti turk ku të varfrit asnjëherë nuk janë të uritur

Nën diellin e nxehtë të ditëve të gushtit, restoranti në qytetin e vogël në lindje të Turqisë i pret mysafirët më të çmuar të tij.

Ky është vetëm një nga objektet në gjithë qytetin ku personat në nevojë mund të hanë pa pagesë. Kjo traditë pozitive transmetohet me dekada gjeneratë pas gjenerate.

Karakoxhan, 70 minuta udhëtim nga provinca Elazig, kohët e fundit ka marrë vëmendjen për shkak të traditës së tij që u ofron ushqim atyre që kanë nevojë. Për banorët lokal, kjo traditë është një mënyrë për të përmbushur përgjegjësinë e tyre duke ndihmuara ata që janë më pak të lumtur.

Mehmet Ozturk (55) është pronarë i njërit nga restorantet më profitabile në Karakoxhan. Ai thotë se gati 35 vjet ka tre tavolina të rezervuara për ata që kanë nevojë për ushqim dhe nuk kanë para për të paguar. Këto tre tavolina për të varfrit i ka të rezervuara edhe kur ka shumë njerëz.

Ozturk, thotë se çdo ditë vijnë nga 15 persona për të ngrënë ushqim falas. Afër 100 persona hanë ushqim falas në gjithë qytetin, në të cilin jetojnë afër 28 mijë njerëz.

Ai thotë se tradita e tillë gjithmonë ka ekzistuar këtu, edhe para 70 viteve. Kjo për ne është shumë e natyrshme, e kemi mësuar nga gjenerata e vjetra.

Sipas banorëve të vendit, tradita ka filluar në vitin 1940 në restorantin Merkez, pronarë i të cilit është Ozturk.

“Më kujtohet haxhi Husejni, ish pronari i këtij restoranti. Isha dëshmitarë i entuziazmit të tij ku shërbeja si djalë i ri. Ai kërkonte njerëzit e varfër nëpër rrugë dhe dëshironte t’i ushqej. I sillte në restorant në grupe nga tre herë në ditë.

Këtë traditë e vazhdon edhe Mehmet Ozturk, pronarë i tanishëm i restorantit Merkez.

Alti boluk

Në qytetin e vjetër piktoresk, ka pesë restorante dhe secili prej tyre ka një traditë filantropike. Personat që ushqehen falas janë myshteri të përhershëm, ata vijnë me fytyra të këndshme dhe aty hanë së paku dy herë në ditë.
Ozturk thotë se shumica e njerëzve që vijnë të ushqehen falas janë njerëz me invaliditet si dhe të sëmurë mental. Për pronarët e restoranteve mikpritja e njerëzve paraqet një përvojë shumë të këndshme.

Restorantet në Karakoxhan kanë menduar edhe një emërtim të veçantë për personat që ushqehen falas. Ata i ikin emërtimit ‘i varfër’. Ata quhen “Alti boluk (divizioni i gjashtë kalorësisë) të cilët në Perandorinë Osmane kanë qenë elita ushtarake që kanë ruajtur pallatin e sulltanit dhe të cilëve nuk u është lejuar të kenë familje, punë private dhe kanë qenë të lidhur vetëm me sulltanin.”

Bujaria e këtij qyteti kalon edhe ushqyerjen e divizionit të gjashtë, sepse këto restorante gjatë ramazanit dhe bajramit e ushqejnë falas gjithë qytetin.

Bereqet

Hasan Gulbasan, një banorë i vjetër i qytetit, familja e të cilit me gjenerata është në qytet, ka filluar të punoj si pjatalarës kur ka pasur 14 vjet. Që atëherë ka punuar pesë restorante në Karakoxhan, ndërsa tani është pronarë i restorantit Saray Lokantasi.

Gulbasan thotë se ka pasur thirrje nga shumë njerëz në Turqi që kanë dashuri t’i falënderohen për këtë traditë të tyre. “U kam thënë se këtë që e bëjmë nuk është diçka e veçantë. Ushqimi i atyre që kanë nevojë nuk ndikon në fitimin tim, përkundrazi kjo më sjell bereqet.

Përktheu: A. D. (Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply