Shëndeti

Qumështi i bletës, një ushqim shumë i fuqishëm që rrit jetëgjatësinë e njeriut

341views

Qumështi i bletës vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që mbart. Ai përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina, etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Ai është një pastrues për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe rrit imunitetin.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin.

Përbërja ndikon edhe në zhvillimin e organeve, bashkë me trupin.

Qumështi i bletës merret nën gjuhe çdo mëngjes. Shkencëtarët këshillojnë që qumështi i bletës të mos konsumohet gjatë gjithë kohës, por në intervale javore dhe veçanërisht jo pa këshillën e mjekëve. /ATSH