Pse kurdët pikërisht tani e mbajtën referendumin për pavarësi?

(Një analizë të cilën duhet të gjithë ta lexojmë)

Ibrahim Karagul

Ne po flasim për unitetin e territoreve turke. Po përpiqemi ta sigurojmë të ardhmen e Turqisë, jo të ardhmen e Irakut; po përpiqemi të mbrohemi nga fushatat e pista, nga tentativat për shpërlarje të trurit, nga rënia nën ndikimin e emocioneve, nga kopjimi i lobeve të ndryshme dhe nga përpjekjet e opinionit publik perëndimor dhe rrjetit të inteligjencës së Barzanit. Ne jemi të interesuar ta zbulojmë të vërtetën dhe ta sjellim para atyre që na rrethojnë. Ne e ngremë zërin tonë për shkak të Turqisë.

Pasi që Massoud Barzani në Irakun Verior e kreu referendumin për pavarësinë e Kurdistanit, skenar të njëjtë si ky, do të shohim edhe në veri të Sirisë, sepse Siria Veriore është stacioni tjetër i lojës së njëjtë. Mirëpo, veçanërisht është e rrezikshme që harta të cilën do ta formojnë këto dy shtete, me shpejtësi të madhe do të zgjerohet në Turqi, madje në një të ardhme të afërt, ndoshta brenda disa viteve.

Sulmet destruktive të faktorëve të jashtëm përmes PKK, PYD dhe Barzanit

Ata me ngulm po përpiqen ta provokojnë një luftë në Turqi sikur ajo që po zhvillohet në Siri dhe Irak. Nëse nuk e ndalojmë këtë rrezik në kufijt tanë, ajo do të përhapet në Anadoll. I gjithë rajoni po përballet me një projekt ndërkombëtar destruktiv i cili e mbështet nacionalizmin kurd. Ky projekt nuk i mbështetet vetëm organizatat terroriste të PKK dhe YPG. Gjërat kanë kohë që kanë përparuar, kështu që për atë që po ndodh në rajon nuk mund të thuhet se është thjesht vetëm luftë kundër terrorizmit. Të gjitha ato që i përshkruajmë si terrorizëm janë ndërhyrja e jashtme, kërcënimet e jashtme dhe tentimet e okupimit. Gjithashtu, nuk kemi të bëjmë vetëm me Massoud Barzanin – në pyetje është një stuhi e fuqishme destruktive të cilën komuniteti ndërkombëtar po e drejton kundër Turqisë.

Ekzistojnë harta të reja për çdo shtet në rajon

Ne momentalisht jemi duke u përballur me kërcënimin më të madh që nga fundi i Luftës së Parë Botërore. Madje as pushtimi i Irakut nuk ishte aq destruktiv sa është ky kërcënim me të cilin po përballemi. Pas shumë intervenimeve të huaja, okupimeve, provokimeve për lufta civile dhe dobësimit të vazhdueshëm të shteteve në rajon përmes mbështetjes së organizatave terroriste, tani ka ardhur koha për nxjerrjen e hartave të reja.

Në këtë mënyrë, ata për herë të parë pas Luftës së Parë Botërore, filluan fazën e ridefinimit të kufijve. Këtë herë ata synojnë të marrin hapa shumë më të rrezikshëm sesa okupimi. Është fakt se ata ëndërrojnë për ndarjen e shteteve në rajon, kurse ridefinimi i kufijve po bëhet pas dyerve të mbyllura mirë.

Po planifikohet sulm ndaj Turqisë

Ata, ato harta, nuk po i vizatojnë vetëm për shkak të Sirisë dhe Irakut. Ekziston plani edhe për Turqinë, si edhe për Iranin, Pakistanin dhe Arabinë Saudite. Ekzistojnë harta edhe për ridefinimin e kufijve për të gjitha vendet e tjera në rajon. Hartën të cilën janë duke u përpjekur ta formojnë për Irakun Verior dhe Sirinë Veriore do të shtrihet direkt në Turqi dhe, në zonën që mbulon qindra kilometra, për të krijuar një front sulmi ndaj Turqisë. Ky projekt do të vihet në zbatim brenda pak vitesh. Në Siri dhe Irak do të nisë një valë e re e trazirave. Për ta bërë më të lehtë qëllimin e tyre, ata kërkojnë ta kthejnë opinionin publik global kundër Turqisë. Për ekzekutimin e planeve të tyre ata do të gjejnë shërbëtorë dhe bashkëpunëtorë në zonën lokale.

Vendosja e bazave ushtarake izraelite në kufijtë tanë

Ky brez do të shndërrohet në një zonë ushtarake e pajisur me baza ushtarake në dobi të fuqive të ndryshme perëndimore të cilat do të ndërhyjnë në rajon, kryesisht në favor të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Ne së shpejti do të ishim dëshmitarë të këtyre aktiviteteve, si dhe përpjekjeve për okupimin gradual të rajonit. Gjithashtu, në një kohë të afërt, ne mund të presim formimin e bazave ushtarake izraelite në kufijtë e Turqisë dhe Iranit, ashtu siç ekzistojnë tani ato amerikane.

Plani i tyre është që të dëbohet popullsia nga kjo zonë në mënyrë që i gjithë rajoni të bëhet i ngjashëm me Palestinën. Në një situatë të tillë do të mund të intervenohej në të gjitha shtetet e rajonit, dhe kështu, të gjitha këtyre vendeve mund tu shkaktohen dëme.

Shfrytëzimi i identitetit për kryerjen e agresionit

Çështja kurde në këtë plan nuk është e rëndësishme, sepse ata që edhe më pare ia kanë arritur ta dëmtojë rajonin tonë në favor të okupimit perëndimor kanë shfrytëzuar grupe të ndryshme etnike, këtë herë po tentojnë ta shfrytëzojnë identitetin dhe aspiratat e nacionalistëve kurdë.

Ata të cilët kanë formuar organizata terroriste me shenja islame, të cilët për 20 vjet i mbajnë nën okupim disa vende të rajonit, të cilët gati për 40 vjet na ngarkojnë me armiqësi dhe ndarje etnike, në kohët e fundit po përpiqen që këtë rajon ta ndajnë edhe mbi baza fetare dhe sektare. Me ndihmën e Izraelit, ata po përpiqen të krijojnë kufij të ri nga Izraeli dhe Deti Mesdhe në Perëndim deri te Irani në Lindje, duke e shfrytëzuar çështjen kurde.

Për këtë arsye, në rajon përpiqen të zbatojnë ndryshime demografike të cilat mund të konsiderohen si pastrim etnik në fillim të shekullit të 21-të.

Nuk është e vërtetë se vetëm Izraeli e mbështet referendumin

Nuk kanë të drejtë ata që thonë se vetëm Izraeli e mbështet referendumin kurd për pavarësi. Atë referendum e mbështesin, gjithashtu, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane.

Po ashtu, ky rajon është dëshmitar i rrëmbimit mahnitës të pasurive, ku secila palë po përpiqet të marrë sa më shumë pjesë. Faktorët e destabilizimit dhe autorët e ridefinimit të kufijve nuk ju ofrojnë mbështetje aktorëve vendorë, ata edhe vetë janë pjesë e saj, por përkohësisht i fshehin qëllimet e tyre të vërteta në mënyrë që të mos përballen me çfarëdo rezistence.

Goditja më e rëndë është se ky referendum e ka mbështetjen e qarqeve të afërta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian brenda Turqisë, si dhe mbështetjen e qarqeve të cilat janë të kontrolluara nga rrjeti i inteligjencës së Barzanit e që i mbështesin organizatat terroriste si PYD në Turqi.

Bashkëpunëtorët e fshehtë dhe shërbëtorët duhet që në të ardhmen ta krijojnë një Turqi të re

Këto lobe dhe bashkëpunëtorët e tyre të fshehtë kanë ndikim të parëndësishëm në media, në opinionin publik dhe në levat qeveritare në Turqi. Ata po përpiqen ta helmojnë mentalitetin politik. Përpjekjet e tyre janë shumë të dukshme në veprimet e personaliteteve të caktuara të medias. Ka njerëz që janë të përkushtuar për ndërtimin e këtij brezi të huaj me të cilin dëshirohet të ndërpritet lidhja e Turqisë me botën islamike dhe arabe. Ata, më besoni, do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta ndarë Turqinë.

Ata që e mbështesin referendumin kurd në Irak, dhe të cilët fshehurazi e ndihmojë organizatën terroriste PPK për të vepruar në veri të Sirisë – janë ata të cilët haptazi kërkojnë të shkaktojnë ndarjen e Turqisë.

Interesat gjeostrategjike i tejkalojnë armiqësitë sektare

Thelbi i problemit nuk është armiqësia midis sunijve dhe shijave. Në pyetje janë interesa të mëdha gjeostrategjike, kështu që Turqia duhet t’i shikojë interesat e saja afatgjata, dhe jo situatën aktuale, sepse vështirë se do të rimëkëmbet nëse tash gjunjëzohet.

Është e mundshme që situata të ndryshojë në mënyrë drastike brenda një viti dhe se situata do të piqet për të filluar rishikimi i kufijve, e atëherë nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përveç asaj ushtarake.

Pavarësisht nga të gjitha këto sulme dhe përpjekje për t’i shkatërruar dhe ndarë vendet në rajon, besoj se Turqia do të jetë në gjendje t’ua ngatërrojë hesapet armiqëve. Pres që lidershipi politik dhe opinioni publik do ta shohin rrezikun dhe me kohë do t’i ndërmarrin hapat e duhur. Nëse duam që nesër lufta të mos shkojë në Anadoll, duhet të lëvizim qysh sot.

Në të kaluarën ne ishim në gjendje të përballemi me kërcënime të mëdha, andaj këtë mund ta bëjmë edhe sot. Vetëm nevojitet ta heqim perden nga sytë.

Përktheu: Miftar Ajdini

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply