Globus

Protesta kundër politizimit te haxhit dhe umres nga Arabia Saudite

Në Indonezi dje u nis një fushatë e bashkësive muslimane nga pjesë të ndryshme të botës kundër keqpërdorimit të haxhit dhe umres nga Arabia Saudite, duke i përdorur këta ibadete për pastrim të llogarive politike me shtetet me të cilat nuk kanë marrëdhënie të mira.

Emri i këtij organizimi i cili dje u mbajt në sesionin konstituiv Xhakartë është: “Fushata mbarë botërore për ndalimin politizimit të ibadeteve fetare nga Arabia Saudite”.

Përfaqësuesit e kësaj fushate për mediat deklaruan që këtë aktivitet e kanë nis me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë në lidhje me “sjelljen e papërgjegjshme të autoriteteve saudiane në lidhje me ibadetet e haxhit dhe umres që janë shprehur me ndalimin e individëve për kryerjen e haxhit dhe umres, ndërsa përfundoi me atë që popuj apo bashkësi të tëra fetare të pengohen në vizitën e vendeve të shenjta dhe kryejnë ibadete të caktuara.

Një njoftimin e organizatës thuhet se organizata është një lëvizje ndërkombëtare që bashkon anëtarë të bashkësive të ndryshme muslimane dhe kombeve nga vende të ndryshme të botës islamike, të cilët janë mbledhur me qëllim të sigurimit që të gjithë muslimanët, pavarësisht nga praktika e tyre fetare apo përkatësia politike, të mund lirisht t’i kryejnë ibadetet e caktuara.

Kjo fushatë veprimin e vet e bazon në të drejtën e besimtarëve që t’i kryejnë detyrimet fetare, ashtu që në njoftimin e tyre thuan:  “Themelimi i ‘fushatës botërore’ është përgjigje e natyrshme ndaj politikës saudiane dhe politizimit të haxhit dhe umres në mënyrë të rrezikshme, meqë shumë individëve, bashkësive madje edhe popujve ju ndalohet e drejta e pamohueshme e kryerjes së ibadeteve dhe vizitës së vendeve të shenjta.”

Nga kjo organizatë gjithashtu njoftohet se: “Arabia Saudite në kohën të fundit ka arrestuar numër të madh të individëve të cilët kanë ardhur për kryerjen e umres e të cilët u përkasin lëvizjeve apo partive politike që janë kundërshtar të Arabisë Saudite. Arrestimet përfshinë individ nga Indonezia, Malezia, Nigeria dhe Sudani. Krahas kësaj Arabia Saudite shumicës u ndaloi kryerjen e haxhit dhe umres për arsye të ndryshme nga të cilat: individët që vijnë nga vendet me të cilat Arabia Saudite ka mosmarrëveshje politike, apo ato që kritikojnë autoritetet saudiane, apo punohet  për individ, partitë apo aktivitetet e të cilëve nuk i pëlqejnë Arabisë Saudite.”

Përgatiti: Abdullah Nasup
Burimi: alaraby.co.uk

(Breziiri)