Prishtinë, Haradinaj pastron xhamat e Qeverisë

Ramush Haradinaj është bërë i pari shef i ekzekutivit që ka dalë për të pastruar objektin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Kryeministri kosovar këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive që ka postuar në Facebook ku shihet duke larguar ngjyrën në xhamat e Qeverisë, një ditë pasi ajo u hodh në marshin protestues në një vjetorin e vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari.

Haradinaj ka thënë se drejtësia për aktivistin e Vetëvendosjes do të vihet në vend.

Më poshtë statusi i plotë i Ramush Haradinajt:
Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.
Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.
Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

Vetëvendosja pas këtij marshi, është distancuar nga ngjyra e hedhur drejt ndërtesës së Qeverisë.
Sipas tyre, këto veprime nuk kanë qenë pjesë e agjendës organizative dhe janë njëkohësisht të papranueshme.

Artikuj të ngjashëm: