Fikh

Prishja e fejesës dhe pasojat

425views

Prof.Dr.Vehbe Ez-Zuhajli

Marrë parasysh se fejesa nuk është martesë, por premtim për martesë, sipas mendimit të pjesës më të madhe të juristëve, i fejuari apo e fejuara lejohet të tërhiqen prej fejesës.Kjo, ngase derisa nuk ka kontratë martese, nuk ka detyrim dhe domosdoshmëri që t’i përmbahesh diçkahit.Mirëpo, moralisht duhet që palët mos e thejnë premtimin pa ndonji domosdoshmëri apo nevojë të madhe, duke marrë në konsideratë shenjtërinë e shtëpive dhe prestigjin e vajzës.
Për fejesën duhet gjykuar ekskluzivisht objektivisht, e jo me emocione apo arsye të logjikshme.Për këtë, i fejuari nuk bën të tërhiqet nga qëllimi i tij që e vendos ta zbatojë, sepse kjo është shkelje e premtimit apo thyerje e besës. Fetarisht dhe nga aspekti i traditës, preferohet ngutja në tërheqje, nëse për këtë ka shkak të qartë që e dikton këtë. Allahu i Madhërishëm thotë:<<Çoni në vend premtimet, se për këtë ka përgjegjësi…>>. I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”M’i garantoni se do t’i zbatoni gjashtë gjëra, ua garantoj xhennetin:Kur të flitni, jini të sinqertë, zbatoni premtimet, kur t’u besohet diçka, çonie në vend, mbroni nderin (organet gjenitale), ulni shikimet dhe ruani dorët tuaja”.

DISPOZITA E PRISHJES SË FEJESËS DHE PASOJAT E SAJ:

Prishja e fejesës, nuk tërhek asnji pasojë juridike, derisa nuk ka kontratë kunore.
Për sa i përket mehrit-dhuratës së kunorës të cilin e ka dhënë i fejuari, ai ka të drejtë ta kthejë, pa marrë parasyshë a është prezent, është zhdukur apo konsumuar.Në rast se ka humbur apo është konsumuar, kthehet vlera e tij, apo nëse ka zavendësim kthehet zavendësimi.Në këtë nuk ka rëndësi se kush ka qenë shkak i prishjes, i fejuari apo e fejuara.Për këtë ka pëlqim në aspektin juridik.

KTHIMI I DHURATAVE TË FEJESËS:

Në lidhje me kthimin e dhuratave të fejesës, juristët islamë kanë dhënë disa mendime:

1-Sipas shkollës juridike hanefite, dhuratat e fejesës janë peshqesh (hibe), që nënkupton se dhuruesi mund ta kthejë dhuratën e tij, me përjashtim nëse për kthimin e dhuratës ekzistojnë shkaqe legjitime, fjala vjen si:shkatërrimi i një gjëje apo konsumimi i saj.
Së këndejmim nëse gjërat të cilat ia ka dhënë i fejuari të fejuarës së vetë, janë prezente, atëherë ai ka të drejtë t’i kthej.Por, nëse ato janë shkatërruar, janë konsumuar apo kanë pësuar ndryshime, fjala vjen:nëse humbet unaza, hahet ushqimi, shtofi është qepur tesha, etj, i fejuari nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e diçkahit që zavendëson këto dhurata.

2-Sipas shkollës juridike Malikite, ka dallim nëse prishja e fejesës bëhet nga ana e djalit apo nga ana e vajzës.Kështu, nëse tërhiqet djali, atëherë atij nuk i takon asgjë, bile edhe nëse gjinden dhuratat të plota.Por nëse tërhiqet vajza, atëherë i fejuari ka të drejtë t’i kthen dhuratat, pa marrë parasyshë a janë prezente apo janë zhdukur.Nëse ato janë zhdukur apo konsumuar, atëherë duhet kthyer vlera e tyre.Kjo është realitet dhe drejtësi.

3-Sipas shkollës juridike Shafi’ite dhe Hanbelite, i fejuari nuk ka të drejtë të kthejë kurgjë nga ajo që ka dhuruar, qoftë se dhuratat ekzistojnë apo janë shkatërruar.Kjo, ngase dhuratat e fejesës, sipas tyre, kanë tretmanin e peshqeshit.Së këndejmi, ata mbajnë qëndrimin se dhuruesi nuk ka të drejtë të kthehet në dhuratën e tij pasi ta ketë marrë pala tjetër, me përjashtim nëse bëhet fjalë për prindin.Ai ka të drejtë ta kthen atë që ia ka dhuruar fëmijut të tij.
Legjislacioni marokian e mbështeti qëndrimin e shkollës juridike Malikite, kurse legjislacioni i Jordanit e mbështeti qëndrimin e shkollës juridike Hanfite.Ndërkaq jo qartësia e legjislacionit sirian nënkupton veprimin konform qëndrimit të shkollës juridike Hanefite.Ky konstatim nxiret nga neni 305, sipas të cilit:”Çdo gjë e cila nuk është përmendur në mënyrë taksative në këtë legjislacion, për reference e merr mendimin më të zgjedhur të shkollës juridike Hanefite”.

Për mua, më tepër përparësi ka mendimi se gruas i takojnë të gjitha dhuratat të cilat i janë dhuruar asaj para aktit të kurorëzimit.Këtë pohim, e mbështes në hadithin të cilin e transmenton Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiju dhe Ibën Maxhe prej Amër ibën Shuajbit, prej babait të tij, prej gjyshit të tij:Se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:”Çdo grua e cila martohet me mehër (kompenzim kunore), apo dhuratë apo pajisje, para kunorëzimit, i takojnë gruas, ndërkaq ato që janë pas kunorëzimit, i takojnë atij që i janë dhënë”.Këtë qëndrim e mbështesin:Omer ibën Abdu-l-Azizi, Theuriju, Ebu Ubejdi, Maliku, Hadevitët dhe Zejditët.

KOMEPNZIMI PËR DËMTIM:

Në lidhje me kompenzimin e dëmeve materiale apo morale, të cilat shkaktohen nga prishja e fejesës, fjala vjen, si:blerja e disa orendive dhe teshave, lënia e punës, humbja e një personi tjetër në fejesë, apo prekja e autoritetit të saj thjesht me prishjen e fejesës e cila ka zgjatur në periudhë kohore, psh.katër vjet, juristët tanë klasik nuk kanë diskutuar.
Por, kjo çështje mund të shqyrtohet në të drejtën bashkëkohore islame konform rregullave të përgjithshme të sheriatit islam, si që janë:ndalimi i mashtrimit, detyrimi i garantimit, parimi:”Nuk ka dëm fillestar as reciprok” si dhe pasojat që rrjedhin nga teoria e abuzimit me zbatimin e një të drejte, të cilën teori e kanë mbështetur malikitët dhe hanbelitët, ndërkaq e ka patur parasyshë Ebu Hanifeja në fushën e të drejtave të fqinjësisë.
Poashtu, kompenzimi për dëmet e shkaktuara nga tërheqja prej fejese, mund të ndërtohet në të drejtën islame, mbi parimin e obligacionit në shkollën juridike malikite sipas mendimit më të njohur, gjegjësisht:Në rast të premtimit të diçkahit, vendoset për zbatimin e premtimit nëse bazohet në ndonji shkak dhe gjëja e premtuar futet me shkak, d.m.th. obligohet zbatimi i premtimit të lidhur për ndonji shkak, e pala tjetër e ka çuar në vend shkakun.Psh.I thotë:Blej diçka, apo martohu, unë do të jape borxh.Nëse me të vërtetë ky martohet, premtuesi obligohet t’i japë borxh.Ndërkaq thjesht vetëm premtimi, nuk është juridikisht obligativ të zbatohet, por zbatimi është prej virtyteve morale.
Në kohën tone, legjislacioni egjiptian vepron në bazë të vendimit të gjykatës supreme të vitit 1939, sipas të cilit:
1-Fejesa nuk është kontratë obligative;
2-Thjeshtë vetëm tërheqja nga fejesa, nuk është shkak që detyron kompenzimin.
3-Nëse tërheqja nga fejesa, shoqërohet me veprime tjera të cilat shkaktojnë dëmtim të njërit nga të fejuarit, lejohet të merret vendim për kompenzim në bazë të përgjegjësisë negative, gjegjësisht gabimit i cili ka qenë shkak i dëmtimit të tjetrit.

Ky vendim, përputhet me dispozitat e sheriatit islam.Në bazë të kësaj, duhet bërë dallim ndërmjet dy rasteve:

I PARI:Nëse pala që tërqhiet participon në dëmin që i është bërë pales tjetër për shkak të tërheqjes së tij, sim psh. të kërkojë i fejuari përgatitjen e gjërave speciale, apo të kërkojë prej të fejuarës ta len punën, dhe ajo e len në bazë të kërkesës së tij, apo e fejuara të kërkojë prej të fejuarit të përgadis banesë të vaçantë.Në këtë rast, lejohet të mirret vendim për kompenzim të dëmtimit si rezultat i tërheqjes së tij prej fejese.Kjo, ngase e ka dëmtuar dhe mashtruar palën tjetër.

I DYTI:Pala e cila tërhiqet prej fejese, mos ketë ndikim në dëmin që i është bërë palës tjetër për shkak tërheqjes.Në këtë rast, nuk merret vendim që pala e cila është tërhequr të japë kompenzim, sepse nuk ka nga ana e tij ndonji shkak për garanci të demit apo mashtrimit.

Prej arabishtes:Bashkim Aliu

(Pjesë e shkëputur prej librit:El-Fikhu-l-Islami ve edil-letuhu, vëll.VII, f.25-28)