Globus

Princi saudian premton eliminimin e ndikimit të “Vëllezërve muslimanë”

804views

Zëvendës udhëheqësi i Vëllezërve muslimanë, dr. Ibrahim Munir shpreh keqardhje dhe gjykon premitin e princit saudian, Muhamed Ibën Selman se do ta eliminojë atë që ka mbetur nga ideologjia e Vëllezërve muslimanë.

Ibrahim Munir për Qudspress komentoi deklaratën dhe intervistën e Ibën Selmanit dhënë CBS-së dhe tha se në shkollat saudiane ekzistojnë elemente të Vëllezërve muslimanë, por që në të ardhmen e afërt do t’i çrrënjosin ata.

Muniri, komentet e Ibën Selmanit i konsideron si pjesë ‘jofalënderimi ndaj Vëllezërve muslimanë të cilët mbrojtën Arabinë Saudite dhe Gjirit gjatë Naseristëve, Baaistëve dhe lëvizjeve komuniste.’

Ai sqaroi se Vëllezërit muslimanë e mbrojtën Islamin nga sulmet perëndimore si dhe nga sulmet destruktive të Naseristëve dhe Baaistëve dhe se sikur të mos vepronin ashtu, sot Arabia Saudite dhe Gjiri nuk do të ekzistonin.”

Princi ashpër sulmon lëvizjen e ashtuquajtur Sahva, degën saudiane të Vëllezërve muslimanë, dhe pohoi se ajo ka dominuar me shtetin gati 30 vjet gjë që solli në ndërprerjen e marrdhënieve të mira që Lindjes së afërt me Perëndimin. Ai gjithashtu pohoi se para vitit 1979, saudianët jetonin jetë “të shkëlqyer dhe të natyrshme” sikur shtetet e tjera të Gjirit, por që pas vitit 1979 islami ‘radikal dhe jotolerantë ka marrë udhëheqësinë e Mbretërisë’. Ai insiston që ai dhe gjenerata e tij janë “sakrificë” e asaj ideologjie.

[Breziiri]