Globus

PRC: Muslimanët pritet të përbëjnë 30 % të popullsisë botërore deri në vitin 2050

468views

Qendra hulumtuese Pew Research (PRC) me bazë në SHBA vlerëson se muslimanët do të arrijnë 2.76 miliardë ose 29.7 përqind të popullsisë së botës deri në vitin 2050, një rritje prej 1.161 miliardë.

Sipas një studimi të vitit 2015 dhe 2017 nga PRC, Afrika Sub-Sahariane do të përbëjë 24.3 për qind të muslimanëve në mbarë botën në vitin 2050, ndërsa Azia do të përbëjë rreth 52.8 për qind, një rënie nga 61.7 për qind në vitin 2010.

Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut do të mbeten të pandryshueshme në 20 përqind, duke u rritur me vetëm 0.2 përqind nga 2010 në 2050.

Edhe pse numri i sulmeve islamofobike po ndodh në nivele më të larta në SHBA, bashkësia islame në SHBA pritet të dyfishohet nga 0.9 për qind në 2.1 për qind.

Këto shifra i atribuohen migrimit të fundit dhe modeleve demografike.

“Muslimanët përbëjnë shumicën e popullsisë në 49 vende të botës,” thuhet në raportin e vitit 2017.

Indonezia aktualisht përbën komunitetin më të madh musliman me 209 milionë njerëz, 87.2 përqind të popullsisë së vendit, e cila do të shohë një rritje prej 50 milion deri në vitin 2050.

Në vendin e dytë është India, me rreth 176 milionë muslimanë, ose rreth 14.4 për qind të popullsisë së saj. Globalisht, deri në vitin 2050, India do të zërë vendin e parë me 310 milionë muslimanë. /tesheshi.com/