Pranimi i Islamit një veprim i meçnur nga të parët tanë

Ajni Sinani

Pranimi i Islamit i ka dëlirë zemrat tona nga mashtrimet dhe lajthitjet dhe na ka larguar nga rruga e gabuar. Ai ka mbjellë qetësi dhe i ka mbushur zemrat tona me siguri, kënaqësi, besim dhe shpresë.

Populli shqiptar ka pranuar Islamin jo nën tehun e shpatës apo me forcë, por vullnetarisht dhe me vetëdëshirë. Me pasuri, forcë apo pushtet mund të kontrollohet trupi por me to nuk mund të kontrollohet zemra dhe as të arrihet te shpirti.

Prandaj, me agimin e diellit islam mëngjesi u shndrërrrit dhe zemrat e të parëve tanë u mbushën me dritë. Ato flakën frikën, dyshimin dhe pesimizmin. Zemrat u mishëruan me atë dashuri që nuk kërkon kënaqësi trupore, dashurinë që jep dhe nuk pret që të marrë, ato e deshën Allahun dhe Pejgamberin e Tij.

Ka kaluar koha kur propaganda komuniste e përshkruante fenë si opium. Ndërkaq sot disa sllavo-ortodoksë e katoliko-latinë muslimanët shqiptarë i paraqesin si armiq të Evropës! Kjo është sa absurde aq edhe ironike. Kjo bëhet edhe për servilizëm dhe për tu shtirë para të tjerëve.

Historia sllavo ortodokse dhe ajo romano latine kërkon ta shkëpus popullin tonë nga e kaluara e tij islame duke e përbaltur të shkuarën e periudhës osmane.

Perandoria osmane, sipas studjuesve objektiv botëror, ishte një përzjerje e identiteteve dhe feve të ndryshme në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Ajo ishte një qendër tolerance, paqeje dhe stabiliteti politik gjatë pesë shekujve të ekzistencës së saj. Megjithatë, deri së fundi, ne mësonim se perandoria osmane ishte ogurzezë dhe një fatkeqsi për popullin shqiptar.

Por, pëkundër të gjitha shkrimeve denigruese tani po bëhet e qartë se periudha osmane qe një peiudhë shpëtuese nga asimili sllavo-grek. Kjo po shpie në një rritje të njerëzve që janë bërë shumë më krenarë për të kaluarën osmane.

Për një kohë të gjatë njerëzit e sinqert nuk ndiheshin mirë të dëgjonin se pranimi i islamit prej stërgjyshërve të tyre ishte bërë në mënyrë të dhunshme, nga frika apo për të mira materiale. Por tani ata janë aq të kënaqur të dinë se pranimi i islamit nga të parët e tyre ishte një veprim madhështor dhe i urtë. Për rrjedhojë, ne nuk mund të jemi vecse krenarë për pranimin e islamit nga ana e të parëve tanë. Ne këtë duhet ta ruajmë në kujtesën tonë kolektive dhe t’ia mësojmë edhe në ditët e sotme gjeneratës së re madhështinë e pashoqe dhe aktin madhor historik të tyre.

Aty ku është rrënjosur tradita islame aty ndjenja për identitetin është e fuqishme. Duke i falenderuar traditës islame në pjesët ku ka patur medrese dhe besimtarë muslimanë ndenja për identitetin vetanak ka qenë e fuqishme dhe e shquar. Gjithë ata që ishin muslimanë dhe që kishin kryer shkollat fetare, të frymëzuar me fe, të pajisur me dije, me shpirtë të gjallë kanë punuar për ta përhapur idenë dhe frymën islame në ruajten e nderit, fjalës, besës, traditës dhe identitetit tonë. Ata dhe pasardhësit e tyre kanë qenë dhe janë mbrojtës të identietetit tonë islam

Përpjekje për të diskredituar përhapjen e islamit

Historianë të indoktrinuar kanë përhapur të pavërteta sipas së cilave pranimi i islamit ka qenë i imponuar. Fakt është se osmanlinjtë nuk kanë pasur kurrfarë arsye nga aspekti material për ti detyruar jomuslimanët që të pranonin islamin. Cdo pranim i islamit nga ana e një jomuslimani do të thoshte humbje e taksave që jomuslimani ia paguante shtetit islam për shkak të mbrojtjes që gëzonte ai nga ana e shtetit musliman. Me këtë shteti humbiste një pjesë të rëndësishme të të ardhurave.

Prandaj, pranimi i islamit ka qenë individualisht dhe i motivuar nga vetëdeshira. Prandaj, akuzat për përhapjen e islamit nëpërmejt forcës dhe imponimit janë të pabaza dhe tendencioze. Këtu duhet të përmendim edhe faktin tjetër se osmanlinjtë i janë përmbajtur rigorozisht porosisë islame në raport me ithtarët e feve tjera dhe kanë respektuar atë që eshtë thënë në Kur’an në lidhje me pranimin e islamit: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!” (El Bekare: 256).

Në përmbajtjen e këtij ajeti dhe ajeteve të tjera gjendet përgjigjja se pse muslimanët asnjëherë nuk i kanë detyruar jomuslimanët që të pranojnë islamin. Të parët tanë e kanë pranuar islamin për shkak të bukurisë, mirësive dhe universalitetit të mësimeve të tij që e udhëzojnë njeriun në rrugën e vërtet në këtë botë dhe i japin mundësinë e shpëtimit në botën tjetër.

Mashtrimi i madh

Sulmi i kryqtarëve i filluar në Mesjetë vazhdon edhe sot pa humbur nga intensiteti, ashpërsia e urrejtja e vjetër. Si rezultat i këtij sulmi që ka vazhduar duke ndërruar taktikë me anë të dy shpatave të mprehta si “historia” dhe “letërsia” në kohën tonë një numër i muslimanëve e kuptojnë gabim fenë e tyre dhe bien pre e shkrimeve djallëzore dhe dashakeqe të shkruara nga armiqtë e fesë islame.

Ata mundohen që populli ynë të harroj të kaluarën e tij bashkë me të gjithë vlerat që ka feja islame dhe të na bëjnë ithtarë medemek të fesë së të parëve.

Agjentë, misionarë me mendime të mbrapshta që kanë rënë në vorbullën shpirtërore, klithin dhe janë duke bërë një luftë kulturore e ideologjike kundër islamit të shtyrë nga egoja e tyre djallëzore.

Baballarët tanë që përqafuan islamin kanë derdhur gjakun dhe kanë flijuar jetën dhe arritën që ta ruajnë këtë popull nga asimilimi duke përqafuar fenë më të mirë. Ata na lanë në trashëgim amanetin e shenjtë hyjnor që Allahu nuk ia ngarkoj qiejve, tokës e maleve, por ia dha njeriut.

Ata u larguan prej territ të kohëve të injorancës dhe u ndriçuan me urtësinë hyjnore të Kuranit fisnik.

Të mos falsifikojnë historinë tonë

Se vërtetë e kemi pranuar islamin vullnetarisht duhet të punojmë në largimin dhe shfuqizimin e gjithë falsifikimeve historiografike dhe përpjekjet për të treguar se shqiptarët që pranuan Islamin u bën turq. Po bëhen përpjekje që Kosova të shfaqet si një vend katolik, ku shqiptarët musliman paraqiten si tradhtarë dhe element i huaj.

Autorë të ndryshëm ortodoks, katolikë edhe disa që mbajnë emra muslimanë në mënyrë të pabesë, perfide e të rrezikshme po bëjnë propagandë të ultë dhe shpifëse kundër islamit.

Prandaj kërkohet një punë më e vendosur për të shpjeguar metodat dhe qëllimet e tyre tendencioze sharlatane dhe mitomane. Fjala është për një gënjeshtër dhe dezinformim të vrazhdë. Në mënyrë mashtruese dhe dhelparake populli ynë paraqitet me shumicë katolike në Mesjetë. Ndërkaq, faktet historike tregojnë se feja ortodokse ishte dominuese. Pas deklaratave të tilla, mbi të gjitha, qëndrojnë ca carqe misionare të Kishës Katolike. Prandaj të mos lejojmë që përmes falsifikimit të historisë sonë të manipulohet me popullin. Slogani për kthimin në “fenë e vjetër” do të thoshte kthim në ortodoksinë bizantine, bullgare e serbe.

As e para dhe as e dyta nuk mund të ndodhë sepse islami është i ngulitur thëllë në zemrat dhe shpirtin e këtij populli. Kjo, sepse muslimanët e dua Zotin dhe Pejgamberin e Tij më tepër se sa i duan baballarët, nënat dhe vëllezërit. E duan më tepër atë sesa e duan botën në tërësi dhe gjithçka që ka në të. E duan atë më tepër se sa e duan vetveten. Prandaj mashtruesit edhe përkundër pëprpjekjeve të tyre të pandalshme s’po ia dalin t’ia arrijnë qëllimëve të tyre të mbrapshta ashtu sic dëshirojnë ata dhe bosat e tyre.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply