Globus

Policia izraelite sulmon besimtarët në Al-Aksa

329views

Policia izraelite pas namazit të xhumasë ka sulmuar me gaz lotsjellës dhe shok bomba besimtarët në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA)

Policët izraelitë që ndodheshin në portën Al Magribe në pjesën perëndimore të Meshxhid-i Aksasë, që ndodhet në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim, pas namazit të xhumasë intervenuan ndaj besimtarëve me gaz lotsjellës dhe shok bomba.

Qindra palestinezë të mbledhur pranë portës Al Magribe brohoritën sllogane “Aksa shpirtin dhe gjakun e japim për ty”.

– Dy palestinezë të plagosur

Deri më tani dy palestinezë janë plagosur nga sulmi i policisë izraelite që shkeli nderin e Mesxhid-i Aksasë në përvjetorin e parë të fitores së saj.

Policia izraelite gjatë incidentit sulmoi me shok bomba xhaminë e Kibles në kompleksin Al-Aksa dhe i mbylli hyrjet.

Derisa policia po mundohet që të zbras Mesxhid-i Aksanë, palestinezët përgjigjen me fishekzjarre.

Pas vendimit të marrë të Kabinetit izraelit të Sigurisë, më 25 korrik të vitit të kaluar u hoqën detektorët në dyert e xhamisë Al-Aksa.