Policët e trafikut në Turqi shpërndajnë ëmbëlsira për vozitësit me rastin e festës së Bajramit

Policët e trafikut në vilajetin Ajdin- Turqi, kanë shpërndarë ëmbëlsira për vozitësit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Këto ditë është shtuar numri i policëve rrugor në autostradën që lidh viljaetin e Ajdinit me Izmirin,  raporton Anadolu Agency.

Policia ka kërkuar nga vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë shenjat e trafikut, për të shmangur aksidentet e mundshme gjatë ditëve të Bajramit.

Në qendër të këtij vilajeti, policia ka vëzhguar lëvizjet e trafikut edhe nëpërmjet ajrit, duke gjobitur ata që nuk respektonin rregullat e komunikacionit.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply