Islamisitikë

Planet e Allahut janë shumë më të mira nga planifikimet tona

876views

Sot lexova kaptinën Jusuf përmes së cilës Allahu sërish më përkujtoi përse disa gjëra nuk ndodhin ashtu siç kisha paramenduar.

Shikoni, Jusufi alejhis-selam sqaronte ëndërrat e të burgosurve të cilët pasi dolën nga brugu harruan t’i tregojnë Faraonit se në burg gjendet edhe një i burgosur. Në çastin kur Faraoni kishte nevojë për shpjegues ëndërrash, e kujtuan Jusufin alejhis-selam. Vetëm Allahu i Madhërishëm e di sa kohë kaloi në burg në të cilin u hodh pa kryer asnjë krim.

Sikur ta lëshoni më herët, ndoshta do të kishte gjetur ndonj punë tjetër në ndonjë vend tjetër. Ndoshta nuk do ta shpjegonte ëndërrën e Faraonit, që më pas të caktohet si përgjegjës për të mbjellat dhe të shpëtojë banorët nga uria gjatë viteve të thatësirës. Dhe, natyrisht, prësëri të takohet me familjen, e në veçanti babain.

Vetëm Allahu e di urtësinë e cila fsheheht pas Jusufit alejhis-selam, dhe burgimit të tij të gjatë.
Dhe vetëm Allahu e di përse aq kohë gjendeni në atë gjendje.

Pse nuk u plotësuan dëshirat e juaj për t’u hequr qafe prangat e shkollës, punës apo edhe familjes suaj? Pse nuk arritët të shkoni në fakultet ose të gjeni punë më të mirë apo pse jeni akoma i pamartuar.

Ndoshta kjo vonesë e pranimit të lutjeve tuaja, vonesë e planeve tuaja jetësore është më më mirë juve nga ajo që ju dëshironi.
Ndoshta në këtë mënyrë Allahu ju ruan. Pra, në mënyrë metaforike, toka mund t’ju përkulet, në mënyrën se si Dielli, Hëna dhe yjet iu përkulën Jusufit alejhis-selam.

Nuk e di përse kaq gjetë gjendem në këtë gjendje, por të besoj Ty o Allahu im se do të më nxjerrësh nga kjo gjendje kur do të jetë koha e duhur.

U mbështetem planeve Tuaja sepse ato janë shumë më të mirë se dëshirat e mia.

BreziiRi
Autore: Janis Mahnure
Përshtati: Lutfi Muaremi