Përurohet objekti i ri i Medresesë për vajza në Gostivar

Sot është bërë hapja solemne e objektit të ri të Medresesë „Isa Beu“, paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar. Në këtë solemnitet morrën pjesë personalitete të ndryshme të jetës fetare, kulturore, akademike, politike etj.

Me këtë rast, ndër të tjerë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, i cili, në fjalën e tij të rastit, tha:

“Ju uroj ta gëzoni Medresenë e re e sjelltë sa më shumë dije e sa më shumë dashuri për Zotin. Ky objekt i ri tregon rëndësinë e rolit të gruas dhe emancipimit të saj dhe unë e përgëzoj Muftininë për punën e saj të admirueshme. ka nevojë për kontributin dhe mesazhet e dashurisë së fesë sonë islame. Shkolla juaj sot, është një tjetër provë e punës së tyre të admirueshme”, ishte fjala përshëndetëse e Kryetarit Bejta.

Për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij tempulli të diturisë, krahas ndarjes së mirënjohjes, falënderim publik ndaj Bejtës bënë drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame dhe Medresesë “Isa Beu”.

Po ashtu, fjalë rasti pati edhe reisul-ulemaja i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, si dhe myftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu.

 

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply