Përfundon edicioni i 56-të i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”

Në prani të shumë dashamirëve të poezisë, me manifestimin poetik “Ura të Strugës” dhe dorëzimit të çmimeve të sivjetshme të festivalit, përfundoi edicioni i 56-të i festivalit tradicional “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Edicioni i 56-të i këtij viti filloi më 23 gusht me leximin e poezive ndërkombëtare “Merdianet poetike”, ndërsa hapjen solemne e bëri ministri i Kulturës i Maqedonisë, Robert Allagjozovski. Në programin gjashtë ditor të këtij festivali janë mbajtur afër 50 aktivitete, të tilla si lexime poetike, portrete, prezantime të projekteve botuese, simpoziume, debate, ngjarje muzikore dhe të tjera.

Fitues i çmimit “Kurora e artë” për këtë vit është poeti amerikano-serb Charls Simiç, të cilit çmimin ia ndau kryetarja e Bordit ekzekutiv e “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, Elizabeta Sheleva.

Çmimi “Vëllezërit Milladinovci” iu nda poetit maqedonas Mihail Renxhov për librin e tij “Unë. Elegji”, nga përfaqësuesja e komisionit të jurisë e cila ka vendosur për koleksionet më të mira të poezisë, Kristina Nikollovska. Ndërsa, çmimin “Ura e Strugës”, i cili ndahet së bashku me UNESCO-n, drejtori i manifestimit Mite Stefonvski ia ndau poetit të ri kroat, Goran Çolakhoxhiç.

Ceremonia e mbylljes së festivalit vazhdoi me leximin e poezive tradiconale “Urat”, ku u paraqitën 30 poetë nga vende të ndryshme të botës. Poashtu, poetit Josip Kocev iu nda çmimi “Enhalon” për këngën më të mirë nga autor i ri nga Maqedonia.

Festivali nesër do të zhvendoset në Shkup ku në mënyrë tradicionale do të mbahet Mbledhja e poetëve në Matkë, ndërsa në mbrëmje do të ketë edhe miting ndërkombëtar të poezisë në sheshin “Maqedonia”.

Në vitin 2011, nga presidenti Gjorgje Ivanov festivali “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” u nderua me Dekoratë për Merita për Maqedoninë.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply