Për të fshehur masakrat, Ushtria e Mianmarit djeg kufomat e myslimanëve të Arakanit

Drejtori i organizatës për të drejtat e njeriut “The Arakan Project”, me qendër në Tajlandë, Chris Lewa, ka pohuar se ushtria e Mianmarit djeg kufomat e të vrarëve në Arakan për të zhdukur provat, njofton AA.

“Kemi konstatuar se ushtria dhe civilët e tjerë mbledhin dhe djegin kufomat e personave që kanë vrarë, në mënyrë që prapa tyre të mos lënë prova”, ka thënë Lewa në një deklaratë për BBC në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj myslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit dhe budistët radikalë.

Lewa ka shtuar se kanë dëgjuar zëra që në tri fshatra të tjerë të jenë vrarë “dhjetëra” myslimanë të tjerë të Arakanit.

“Forcat e sigurisë rrethojnë fshatrat dhe hapin zjarr në drejtim të njerëzve. Po ashtu, nëse bëjmë krahasim me ngjarjet e tetorit të vitit të kaluar, në ngjarjet aktuale shohim se ushtrisë i janë bashkangjitur shumë më shumë njerëz nga popullata budiste”, ka thënë Lewa.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply