Histori islame

Pasi që haramin e keni bërë hallall, Allahu ua mori pushtetin, dhe krenarinë ua zëvendësoi me poshtërim dhe dënim

1.32Kviews

Ibn Kutejbe ka shënuar transmetimin, në të cilin thuhet se halifi abasid Ebu Xhafer el-Mensuri, një natë e kishte organizuar një ndejë në të cilën, ky halif nga dinastia Emevite përkujtoi, se si halifët emevit ishin të përpiktë në ndjekjen dhe zbatimin e rregullave islame, në një kohë, derisa u trashëguan nga bijtë dhe nipërit e tyre, të cilët u dhanë pas jetës luksoze, të cilët pushtetin dhe fuqinë i përdorën për t’i përmbushur dëshirat e tyre, duke bërë mëkate të mëdha, duke u dhënë pas jetës imorale dhe duke e harruar dënimin e Allahut, andaj dhe Allahu ua mori pushtetin, krenarinë dhe begatinë të cilat i gëzonin, dhe ua dha të tjerëve.

Gjatë bisedës, Salih ibn Ali i tha halifit el-Mensur: “O udhëheqësi i besimtarëve, kur Ubejdullah ibn Mervani dhe pasuesit e tij u vendosen në Nubia, duke ikur nga ushtria abaside, mori vesh për ta mbreti Nubian dhe shkoi e i vizitoi ata. Gjatë rrjedhës së bisedës me ta ai u tha atyre fjalë mahnitëse, por unë nuk i mbaj mend saktë, por ti jep urdhër që ta sjellin këtu Ubejdullahun nga burgu dhe pyete atë në lidhje me takimin e tij me mbretin Nubian.”

Dhe el-Mensuri urdhëroi që të sillet Ubejdullah ibn Mervani nga burgu, dhe kur e sollën aty, ai e pyeti për qëndrimin e tij në Nubia dhe për takimin me mbretin Nubian, meqë rast Ubjedullahu tha:

“O udhëheqësi i besimtarëve, unë ika në Nubia me pasuri dhe mobile të cilat i mora me vete dhe qëndrova në atë vend tri ditë. Kur mbreti Nubian mori vesh për neve, erdhi për të na vizituar.

O udhëheqës i besimtarëve, në çadrën time hyri në njeri jashtëzakonisht i gjatë dhe i bukur dhe u ul në tokë, e nuk deshi të ulet në shtrojën tonë. Kur e pyeta se çka e pengon që të ulet në shtrojën tonë, ai u përgjigj: “Unë jam sundimtar, dhe detyrë e çdo sundimtari është të tregojë përulje para madhështisë së Allahut, pasi që Allahu e ka ngritur mbi njerëzit e tjerë dhe ia ka dhuruar pushtetin.”

Pastaj ai më pyeti: “Përse ju muslimanët pini alkool, kur ai Librin tuaj është i ndaluar?”

Unë i thashë: “O mbet i respektuar, shërbëtorët dhe vartësit tonë janë dhënë pas këtij mëkati për shkak të injorancës së tyre.”

Pastaj ai më pyeti: “Përse i shkelni dhe shkatërroni të lashtat me kuajt tuaj, kurse juve në Kuran ju është ndaluar që të bëni shkatërrime në Tokë?”

Unë u përgjigja: “Këtë zakonisht e bëjnë robërit dhe vartësit tonë për shkak të injorancës së tyre.”

Ai më pyeti: “Përse ju vishni mëndafsh dhe bartni flori (ar), kurse këto janë të ndaluara në Islam për burrat?”

Unë i thashë: “I nderuari mbret, ne gjatë sundimit tonë kemi pushtuar vende jo-arabe, të cilat e kanë pranuar Islamin, por ata e kanë ruajtur zakonin e veshjes së mëndafshit dhe bartjes së stolive prej ari, edhe pse ne ato i keni përbuzur.”

Atëherë mbreti e uli kokën, kurse duart i vendosi në tokë duke i përsëritur fjalët:

“Shërbëtorët dhe vartësit tonë, joarabët të cilët janë konvertuar në Islam”, pastaj ngriti kokën dhe tha:

“Nuk është ashtu siç po thua ti. Por ju vetes ia keni lejuar atë që Allahu e ka ndaluar, jeni zhytur në mëkate dhe zullum ndaj vartësve tuaj, andaj Allahu ua ka marrë pushtetin dhe krenarinë ua ka zëvendësuar me poshtërim për shkak të mëkateve tuaja. Dhe unë kam frikë se dënimi i Allahut do të mbërrij edhe në vendin tim. Prandaj, pasiqë mikpritja zgjat tre ditë, dhe ju kaq keni qëndruar në vendin tim, tani lëshoni vendin tim që edhe ne të mos i ekspozohemi dënimit së bashku me ju!”

(Burimi: Ibn Kudame, Ujunul-ahbar, I/304)

Perktheu: Miftar Ajdini