Pas 30 viteve, rikthehet zëri i këngëtareve në kanalet televizive saudiane

Këngëtaret janë rikthyer përsëri në televizionin shtetëror në Arabinë Saudite pas një ndalese që ka zgjatur për 30 vite.

Televizioni nga Riadi “Sakafi”, që emiton programe kulturore, ka emituar të martën koncertin e këngëtares egjiptiane Ummu Kulthum, e njohur si ylli i Lindjes. Kjo vjen disa ditë pasi që grave iu është lejuar edhe vozitja e veturave.

Burimi i programit i tha gazetës “Ukadh” se emetimi nënkupton rikthimin e ‘zërit të këngëtareve gra’ në mediat zyrtare saudiane, ndërsa në të ardhmen koncertet do të përfshijnë edhe artistët tjerë klasik.

Umm Kulthum ka qenë njëra nga këngëtaret më të njohura arabe në shekullin e kaluar, ndërsa popullaritet të madh ka edhe sot në Lindjen e Mesme.

Portali saudian Sabq tha se kjo këngëtare është zgjedhur për emitim për shkak se në këngët e saja nuk ka “vargje të papërshtatshme”.

Zëri i këngëtareve në televizionin shtetëror është ndaluar që nga viti 1979.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply